Po të doli nami se je njeri i mirë, të ngjiten mbi shpinë!

njeriu gra

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Njeriu i keq, edhe pas njëqind të mirave, nuk e harron një të keqe që i ke bërë. Njeriu i mirë, edhe pas njëqind të këqijave, nuk e harron një të mirë që i ke bërë. /Michele Colombo

Ji i përulur, ji i durueshëm, ji i mirë, e atëherë do të jesh fisnik, do të jesh i pasur, do të jesh i respektuar./Carlo Goldoni

Pasuria dhe varfëria janë dhurata të verbërisë së fatit, ndërsa mirësia është rezultat i meritës personale./Heloise

Kush është i urtë nuk merret me llafe; kush merret me llafe nuk është i urtë./Laozi

Puna e mirë nuk e fisnikëron njeriun, por njeriu i mirë e fisnikëron punën./Martin Luteri

Optimizmi është magneti i lumturisë. Nëse mbani qëndrim pozitiv, gjërat e mira dhe njerëzit e mirë do të tërhiqen nga ju. /Mary Lou Retton

Njeriu më i mirë është ai që i skuqet fytyra kur e lëvdon dhe rri në heshtje kur e qorton./Khalil Gibran

Nëse dashuron vërtet, mund të bësh vetëm mirë. /Giovanni Boccaccio

Sa herë përpiqemi të jemi më të mirë, edhe gjërat rreth nesh përmirësohen./Paulo Coelho

Fjalët e mira nuk kushtojnë asgjë, e megjithatë, disa i paguajnë shtrenjtë./Thomas Fuller

Të mirët dhe të urtët bëjnë jetë të qetë./Euripidi

Dashuria është mirësia sublime./Alfred de Vigny

Për të kuptuar nëse në botë ka më shumë ligësi apo mirësi, secili le të shohë në jetën e tij./Giacomo Leopardi

Njeriu që nuk ka ndërgjegje e mirësi, nuk vuan./Khaled Hosseini

Po të doli nami se je njeri i mirë, të ngjiten mbi shpinë. /Mino Maccari

Në përgjithësi, qeniet njerëzore duan të jenë të mirë, por jo shumë të mirë, e jo për shumë kohë./George Orwell

Njerëzit e mirë e kërkojnë të mirën edhe tek e keqja, ndërsa të këqijtë e gjejnë të keqen edhe tek e mira e kulluar./Blaise Pascal

E mira që u bëhet njerëzve të mirë, nuk tretet kurrë. /Plauti

Mos u bëj kurrë pishman për gjërat që ke bërë me mirësi të sinqertë. Asgjë që bëhet me zemër nuk humbet./Basil Rathbone

Tërbimi më i madh është ai i një njeriu të drejtë./Pubilius Syrus

Përgatiti: ObserverKult


Lexo edhe:

THËNIE NGA SIMONE DE BEAUVOIR: KUR ËSHTË I DASHURUAR, NJERIU E SHFAQ VETEN ASHTU SIÇ DUHET TË JETË PËRHERË…

Simone de Beauvoir ishte një shkrimtare franceze, intelektuale, filozofe, aktiviste politike…

Simone de Beauvoir u lind në Paris më 9 janar 1908 ndërsa vdiq më 14 prill të vitit 1986, pra 37 vite më parë.

ObserverKult ua sjell disa thënie të shkrimtares franceze, Simone de Beauvoir:

Thëniet e tjera mund t’i lexoni KËTU:

ObserverKult