Nëntor, 1964
Në nëntor 1964, nga frika e lidhjeve të tij me Partinë Komuniste, përmes mikut dhe këshilltarit të tij politik, Stanley Levison, FBI i dërgoj këtë letër anonime Martin Luther King Jr, një letër shumë alarmuese në fakt, bashkë me një kasetë ku ishin regjistruar gjëra që supozoheshin të ishin frut i një projekti 9-mujor survejimi, të drejtuar nga agjenti i FBI, W. C. Sullivan. King e pa këtë letër të fortë si një ftesë që të vriste veten, ashtu sikurse e konsideroi edhe një hetim zyrtar në vitin 1976, i quajtur Raporti i Komisionit të Përzgjedhur mbi Vrasjet, i Dhomës së Përfaqësuesve, i cili konkludoi se letra “linte të kuptohej qartë se vetëvrasja do të ishte një rrugë e volitshme për Dr. King”.
“King,
Duke patur parasysh gradën tënde të ulët, nuk do të të nderoj as duke të quajtur Mr, as i nderuar, apo Dr. Dhe mbiemri yt të sjell në mendje vetëm ata lloj mbretërish, si Mbreti Henri VIII…
King, shih brenda zemrës tënde. Ti e di mirë që je një mashtrim i plotë, si dhe një barrë e rëndë për të gjithë ne me ngjyrë. Të bardhët në këtë vend kanë boll mashtrime të tyret, por jam i sigurtë që këto kohë, nuk e kanë një të tillë që të të afrohet ty. Ti nuk je klerik dhe ti e di mirë këtë. E përsëris, ti je një mashtrim kolosal dhe je i lig, plot me vese. Ti nuk mund të besosh në zot… Është e qartë që ti nuk beson në asnjë parim moral personal.
King, ashtu si gjithë mashtrimet, edhe ty po të afrohet fundi. Ti mund të kishe qenë udhëheqësi ynë më i madh. Ti, edhe në moshë të re, ke qenë jo një udhëheqës, por një debil i shthurur, jonormal. Tani do të na duhet të mbështetemi tek udhëheqësit tanë më të moshuar si Wilkins, një njeri me karakter, dhe falë Zotit kemi të tjerë si ai. Por ti kaq e pate. Gradat e tua, Çmimi Nobel (çfarë falsiteti) dhe të gjithë çmimet e tjerë që ke marrë nuk do të të shpëtojnë. King, e përsëris, kaq e pate.
Asnjë njeri nuk mund të anashkalojë faktet, as edhe një mashtrues si ti… E përsëris – askush nuk mund të debatojë me sukses kundër fakteve. Ke marrë fund… E të mendosh që pretendon të jesh ministër i Ungjillit. Satanai nuk mund të bëjë më shumë. King, ke marrë fund.
Publiku amerikan, organizatat kishtare kanë ndihmuar një djall – Protestante, Katolike dhe hebrenjtë që do ta dinë e cili je ti. Edhe të tjerët që të kanë mbështetur, do ta mësojnë se kush je. Ke marrë fund.
King, të ka mbetur vetëm një gjë. Ti e di se çfarë është. Ke vetëm 34 ditë (ky numër është zgjedhur për arsye specifike, ka një domethënie praktike). Ke marrë fund. Ka vetë një rrugëdalje. Më mirë ta ndjekësh atë rrugëdalje, përpara se vetja jote e ndyrë dhe jonormale, dhe mashtruese të ekspozohet para kombit”./Bota.al
ObserverKult
——————–
Lexo edhe:
Drejtësia, falja, dashuria: Citatet më frymëzuese nga Martin Luter King