Drejtësia, falja, dashuria: Citatet më frymëzuese nga Martin Luter King

ObserverKult ju sjell disa aforizma frymëzuese nga Martin Luter King

Filloje nga komunikimi

“Njerëzit nuk arrijnë të merren dot vesh pasi kanë frikë nga njëri-tjetri.
Ata kanë frikë sepse nuk e njohin njëri-tjetrin; ata nuk e njohin njëri-tjetrin sepse nuk kanë komunikuar me njëri-tjetrin”.

Pa drejtësi, nuk ka paqe

“Paqja e vërtetë nuk është thjesht mungesa e tensionit; është prania e drejtësisë”.

Dëbo errësirën dhe urrejtjen

“Errësira nuk mund t`a dëbojë errësirën:Këtë gjë mund t`a bëjë vetëm drita. Urrejtja nuk mund t`a dëbojë urrejtjen:Vetëm dashuria mund t`a bëjë atë”.  

Ki besim

“Besim do të thotë të hedhësh hapin e parë, edhe kur nuk mund t`a shohësh të gjithë shkallën”.

Kërko lirinë

“Ne e dimë nga përvoja e dhimbshme që liria nuk jepet kurrë vullnetarisht nga shtypësi, ajo duhet të kërkohet nga i shtypuri”.

Çdokush mund të shërbejë

“Të gjithë mund të jenë të shkëlqyer…pasi çdokush mund të shërbejë. Për të shërbyer, nuk duhet të keni domodoshmërisht një diplomë universitare. Ju duhet vetëm një zemër plot. Një shpirt i mbushur me dashuri”.

Të gjithë duhet të protestojmë

“Çdo njeri me bindje humane duhet të vendosë mbi protestën që i përshtatet më shumë bindjeve të tij. Por ne të gjithë duhet të protestojmë”.

Jetoni së bashku

“Ne duhet të mësojmë të jetojmë së bashku si vëllezër ose të vdesim së bashku si budallenj”.

Falja dhe dashuria

“Ne duhet ta zhvillojmë dhe ruajmë aftësinë për të falur. Ai që është i lirë nga fuqia për të falur, është i lirë nga fuqia për të dashur. Ka disa të mira në më të keqen e secilit prej nesh,dhe disa të këqija tek më të mirat prej nesh. Kur t`a zbulojmë këtë, do jemi më pak të prirur të urrejmë armiqtë tanë”.

Çfarë është e njohur apo çfarë është e drejtë

“Ka ardhur një kohë kur dikush duhet të marrë një pozicion që nuk është i sigurt, as politik dhe as popullor, por ai duhet t`a marrë atë pasi ndërgjegjja i thotë se është e drejtë”.

Masa e një njeriu

“Masa përfundimtare e një njeriu nuk është aty ku ai qëndron në momente rehatie dhe komoditeti, por aty ku qëndron në kohë sfidash dhe polemikash”.

Çelësi i lumturisë

“Ata që nuk po e kërkojnë lumturinë kanë më shumë gjasa t`a gjejnë atë, sepse ata që e kërkojnë harrojnë se mënyra më e sigurt për të qenë të lumtur, është të kërkojnë lumturi për të tjerët”.

Një udhëheqës i mirëfilltë

“Një udhëheqës i mirëfilltë nuk është kërkues i konsensusit, por krijues i konsensusit”.

Vazhdo të ecësh përpara

“Nëse nuk mund të fluturoni, atëherë vraponi, nëse nuk mund të vraponi, atëherë ecni, nëse nuk mund të ecni, atëherë zvarrituni, por gjithçka që duhet të bëni është të vazhdoni të ecni përpara”.

Padrejtësia ndikon tek të gjithë

“Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë”.

Dëgjojeni njëri-tjetrin

“Këtu qëndron kuptimi dhe vlera e vërtetë e dhembshurisë dhe jo dhunës, kur ajo na ndihmon të shohim nga këndvështrimi i armikut, të dëgjojmë pyetjet e tij, të njohim vlerësimin e tij për veten tonë. Pasi nga këndvështrimi i tij, ne mund të shohim vërtet dobësitë themelore të gjendjes sonë, dhe nëse jemi të pjekur, mund të mësojmë, të rritemi dhe të përfitojmë nga mençuria e vëllezërve që quhen kundërshtarë”.

Jeto dhe mëso

“Ne duhet të kujtojmë se vetëm inteligjenca nuk mjafton. Inteligjenca plus karakteri, ky është qëllimi i edukimit të vërtetë”.

Shkundni themelet e kombit

“Vorbullat e revoltës do të vazhdojnë të lëkundi bazat e kombit tonë, derisa të shfaqet dita e ndritshme e drejtësisë”.

Puno për të sjellë ndryshimin

“Ndryshimi nuk rrotullohet mbi ‘rrotat’ e të pashmangshmes, por vjen përmes një lufte të vazhdueshme. Ndaj,ne duhet t’i shtrohemi punës dhe të punojmë për lirinë tonë”.

Një armë fisnike

“Mos përdorimi i dhunës është një armë e fuqishme dhe e drejtë. Në fakt, ajo është një armë unike në histori, e cila të pret pa të plagosur dhe e fisnikëron njeriun që e përdor atë”.

Nuk ka kohë si e tashmja

“Një e drejtë e vonuar, është një e drejtë e mohuar”.

Ruaje shpresën

“Ne duhet të pranojmë zhgënjimin e fundëm, por nuk duhet t`a humbasim kurrë shpresën e pafundme”.

Rëndësia e ëndrrave

“Miqtë e mi, unë ju them sot, se pavarësisht nga vështirësitë dhe zhgënjimet e momentit, unë kam ende një ëndërr”.

Fjala e fundit

“Besoj se e vërteta e paarmatosur dhe dashuria e pakushtëzuar do të thonë fjalën e fundit në realitet. Kjo është arsyeja pse e drejta, e mundur përkohësisht, është më e fortë se e keqja triumfuese”.

ObserverKult

Lexo edhe:

Lexo edhe:

Aristofani: Këto gra fatale! Nuk mund të jetohet as me to e as pa to!