Po t’përbej pashë Perëndinë, ty që m’je si molla n’rrem (teksti dhe kënga)

Ju ftojmë ta dëgjoni këngën “Po t’përbej pashë Perendinë” kënduar nga Xhejlane Gutaj.

Po t’përbej pashë Perëndinë
Ty që m’je si molla n’rrem.
Ta kam njoftë moj bukurinë
Qysh se t’ka lidhë nana n’djep.

Sytë e mi qajnë e s’pushojnë
Porsi çeshme, sikur kru’.
Sa do kohë që do t’kalojnë
Ahti im ka me t’mundu’! 

Tuj u rritë kapak përditë
Bukuria tuj t’u shtu’
Kah na erdh gjithë kjo dashni
Nisa kangën me t’a k’ndu’. 

Kanga jote ka me t’metë
Gjithë dynjaja ka me t’a k’ndu’
A s’mendon se ki me dekë?
Dheu i zi ka me të mbulu!

ObserverKult

—————

Kliko edhe:

DREN ABAZI: NUK TË HARROJ… (TEKSTI DHE KËNGA)