
Podujeva pret Festivalin e Poezisë “Valët e Llapit” – Mbrëmje me Donika Dabishevci dhe aktivitete letrare
Më 18 gusht 2025, në orën 18:00, Galeria e Arteve e Podujevës do të mirëpresë dashamirët e fjalës së shkruar në një mbrëmje të pasur letrare, pjesë e Ditëve të Diasporës 2025, në kuadër të Festivalit të Poezisë “Valët e Llapit”.
Ngjarja organizohet nga Shoqata e Shkrimtarëve të Llapit në bashkëpunim me Komunën e Podujevës.
Programi i mbrëmjes përfshin:
- Takim me shkrimtaren Donika Dabishevci dhe prezantimin e veprës së saj artistike, përfshirë librin E gjithkohshmja Andërr, fituese i Çmimit Kombëtar për Poezi 2024.
- Ora letrare e Festivalit, me lexime poetike dhe diskutime krijuese.
- Çmimi “Ora e Diasporës”, dedikuar krijimtarisë nga autorë të diasporës.
- Ndarja e çmimeve për poezitë më të mira të Orës letrare të “Valës…”.
Kjo ngjarje synon të bashkojë poetë, lexues dhe artdashës në një atmosferë të gjallë komunikimi letrar e kulturor.
📅 Data: 18 gusht 2025
🕕 Ora: 18:00
📍 Vendi: Galeria e Arteve, Podujevë
ObserverKult






