Poetja jonë Luljeta Lleshanaku, është kandidate për çmimin “Poeti Europian i Lirisë” që jepet nga vend mikpritës Polonia, po ashtu i njohur për traditën e poezisë. Kjo është hera e dytë që prej 2012, ku poetja konkurron në këtë festival.
10 vjet janë shumë apo duket sikur ka qenë dje kjo kohë?
“Nuk e ndjen që 10 vjet kanë kaluar. Skam qenë në gjendje të parashikoj cfarë do të ndodhte. Konkurrenca është mes tetë shteteve. Gjermania, Norvegjia, Spanja, Ukraina, Estonia, edhe Shqipëria edhe Polonia vetë. Dhe në finale nuk ka asnjë poet gjerman, ashtu si nuk ka edhe vete polakë”.
Ju jeni një ndër poetet më të përkthyera. Cfarë sfide është për një krijues të një gjuhe të vogël s shqipja, të gjejë publikun jashtë Shqipërisë.
“Është me të vërtetë sfidë. Unë e quaj veten më fat. Ka qenë një rastësi që libri I m I parë është përkthyer në anglisht dhe është botuar në Shtetet e Bashkuara. Në njëfarë mënyre kur e njeh këtë mangësi, duhet të krijosh politika të tilla që të mbështesësh letërsinë tënde”.
Lleshanaku vecon poemën “ujë dhe Karbon” si më simboliken kushtuar lirisë.
“Sigurisht tema e letërsisë politike nuk është asgjë e re për lexuesin e evropës lindore, sepse është një pjesë që e kanë nën lëkurë. Tjetër temë është liria artistike dhe tjetër temë iluzioni si formë e lirisë”.
Në jurinë e çmimit të “Poetit Europian të Lirisë” të kryesuar nga Krzysztof Czyżeëski është anëtare dhe nobelistja në letërsi Olga Tokarczu