Poeti i njohur, Ilirian Zhupa, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mikut të tij, poetit dhe kineastit Petrit Ruka.
Zhupa ka ndarë një foto të tyre hershme duke shkruar se me ikjen e Rukës tashmë edhe ai ndihet gjysmë.
“Miku dhe vëllai im i shtrenjë, Petrit Ruka! Me ikjen tënde, tashmë dhe unë ndjehem gjysëm!”, shkruan ai.
Ruka mbylli sytë mëngjesin e kësaj të marte, për shkak të një sëmundjeje në zemër që e torturonte prej kohësh./abcnews.al