Julio Cortázar e Cristina Peri Rossi, dy poetë atipikë hispanikë, të grishur njëri ndaj tjetrit nga një dashuri e pagjasë…, sikurse përshkruhet në këto vargje kushtuar saj, nga Cortázar:
“Kurrë nuk kam për ta ditur mirëfilli
përse gjuha jote depërtoi në gojën time
kur u ndamë në hotelin ku rrije
pasi miqësisht qytetin e patëm përshkuar
duke mbajtur largësinë e duhur midis nesh.
Pandeha befas në çast
se një takim të ardhshëm më kishe caktuar,
që një tokë të askujt pate përuruar,
një mbretëri të ndërmjetme mbase
ku të shijohej myshku yt imtësisht.
Më puthe mes shoqesh,
Unë që isha përjashtimi, përbindëshi,
kurse ti shkelësja murmuritëse.
Kushedi kë pate puthur,
me kë ndaheshe ti atëherë.
Isha shijuesi rastësor i një çasti lumturisht,
ai që papritmas hasi në pështymën e tij
një shije të beftë dorëzonje
nëpër nënqiejt e jugut”.
Përktheu nga spanjishtja: Elvi Sidheri
ObserverKult
Lexo edhe: