Dhimitri Pojanaku: Ode grave
Ashtu, aty!
T’i puthim nga bishti i syrit tek thoi i vogël, i artë,
Mos na rrënohet një fije mrekullia e parë e botës.
Ashtu, aty!
Ngulur shtratit të tyre
Si rrapi buzë lugine.
Kur duhet,
Mbushur të jemi
Si degë më degë,
Si gjeth mbi gjeth,
Sa qielli prekur, të dridhet.
Kur duhet të shuhemi pa gjurmë,
Pa hi,
Sa palca e qirinjve të tërbohet zilie.
Ashtu, aty!
Kur duhet fuqishëm të jemi
Si mal mbi mal palosur,
Sa gjer në eshtër të shuajnë etjen brigjet,
Kur duhet,
Shtuf,
Të vetshkërmohemi,
Sa rëra të lajthitet.
Ashtu,
Aty.
ObserverKult
Lexo edhe:
DHIMITRI POJANAKU: KUR TË VISH
Kur të vish këtë herë pranverë,
Të pret ajo gonxhja e kopshtit tim
Që vjet,
Nuk çeli dot.
Ndoshta nga gëzimi i tepërt,
Nga ndonjë dhimbje e vjetër,
Po të pret…
Është ajo gonxhja që rrinte vetëm
në qoshen e djathtë të kopshtit,
Të kujtohet?!
ObserverKult