“Puthjen e parë – Nënës”, Leka Sefla lexon poezinë e Agim Devës

Agim Deva: Nënës
Lexon: Leka Sefla

Puthjen e parë
Nënës.

Lulen e parë
Nënës.

Vizatimin e parë
Nënës.

Letrën e parë
Nënës.

Të fshehtën e parë
Nënës.

Se nëna më lindi,
Mua në maj

Dhe askush tjetër,
S’më lindi përveç saj.

ObserverKult