Poezia e Karantinës, këndojnë Ermira dhe Gjergj Ndoci (teksti dhe kënga)


(sipas motiveve të “Kur të jesh mërzitur shumë” nga Dritëro Agolli, teksti i Sokol Çungës dhe muzika nga kënga e Ardit Gjebreas)

Në rrugë s’do dal, do jem larguar,
në karantinë, me gjithë të tjerë.
Në kafenenë e preferuar
s’ka më klientë, as kamerierë.

Dhe nëpër rrugët ku kam ecur
s’do ndihet kolla ime e thatë.
Kam blerë ushqime, në shpi jam mbyllur,
e s’dal më jashtë as ditë, as natë.

Po kur të jesh mërzitur shumë
nëpër Netflix apo Facebook,
zgjatu në raft e merr një libër,
boll shkove ditët si trupambuk.

Mjafton që librin pak ta hapësh
dhe do kuptosh sa shumë ke humbur,
se jeta s’është baste dhe Champions,
as Instagram me filtra t’bukur.

Dhe unë do pres
Do lexoj librin e ri

Tek shkojnvmë orët mbyllur brenda,
mendojmë virusin e pabesë,
rri pak në heshtje, njihu me veten,
dhe do kuptosh se prapë ka shpresë.

Lëre smartphone-in dhe laptop-in,
kalo ca ditë vetmitare,
mëso t’i hapësh zemrën vetes
shijo qetësinë magjistare.