Poezinë “Midis dy jetëve” e interpreton Rudina Papajani

Poezi nga Rudina Papajani

Midis Vlorës dhe detit përtej vërtitem, 
eci, eci dhe s’di ku ngjitem.
S’di ku të qesh këtej e mbrapa,
këtu ku linda,
këtu ku loza dhe vrapin e merrja mes dallgëve.
S’di ku të shkoj këtej e mbrapa këtu ku kokën mbështeta, 
apo larg te zemra që kohën ma riktheu si fillim.
Ma fshihu lotin e brengën e viteve,
ma mori mërzinë e ma hodhi tej te rrëmuja e tek rruga pa kthim.
Midis Vlorës dhe detit  përtej vërtitem,
dikur pa shpresë me dhimbjen dhe brengën në sy,
sot e rilindur me një dashuri zemre, shpirti, ku fjalët janë pakufi.


Lexo edhe:

KUSH ISHTE AKTORI I NDJERË, PANDI SIKU… LEXON RUDINA PAPAJANI (VIDEO)

ObserverKult