Poezitë e Emine Maliqit janë mehlem për varrë

Emine Maliqi pem'za

Përmbledhja poetike “Kuqmi flokët e thimë “ e poetës Emine Maliqi, është një përmbledhje që nuk të lë indiferent.

Nga Enver D. Halili

Poezia është një ndër veprat më të mira që mund të del nga mendja e njeriut, e të hidhet në letër…poezia është ndër dhuratat më të bukura që vijnë nga zemra.

I tillë është edhe vargu i poetës Emine Maliqit.

Poezitë e poetes Emines, janë poezi që lexohen më shumë se dy-tri herë.
Lexuesit që e ndjejnë me shpirt vargun emblematik, që e kanë leximin ushqim shpirtëror, e kërkojnë atë ushqim shpirtëror edhe nëse është i fshehur!

Atë mund ta gjejnë te poezitë e Emines, te vargu i saj poetik që është si thonim dikur
“Mehlem për varrë” (plagë), apo në përkthim poetik, shërim për shpirtin deri në dhembje!
Poezitë e poetes Emine Maliqi, janë kthim në kohë, kthim në nostalgjinë pa zë, ku mbase nuk dëgjohet zëri, po dëgjohet jehona !

Mikja poete në çdo poezi të saj paraqet një panoramë natyre, me tablo të gjalla, të përshkruara në mënyrë briljante, me vargun aq të thjeshtë por me vlerë artistike.

Poezia është e arrirë nëse jep mesazh, lë përshtypje që të ngjall emocion, apo të ngërthen vetëdijën në kohë e gjëra. Këtë e bën poetja fascinante z.Maliqi!

Po i bashkëngjes dy poezi nga ky libër si një dhuratë për adhuruesit e vargut të poetes:


BABA KA HY N’UJË

Baba ka hy n’ujë
a voglu
s’don me i ra taman
moshës që ka

shtratit i rrudhet si jetim

u mendu
qysh jo
për mangët e këmishës që i teprojnë
prej se iu rrallunë përqafimet
Baba në gjysë të ditës gëzohet
kur hija i voglohet

s’don me i ra taman moshës që ka
don me u dukë sa na

MOTRO!

Alo motër, jam unë…

Alo ! S’po ndëgjohemi mirë…

…ngo: tapitë e tokës e të shpisë
i varrosën në filan vend
ta dish …

Alo …
….motër
shkurtoi floktë…
Alo …

Alo, motër…
nuk ndëgjohesh …
…Sille zeron…
Alo …
Motër…

ObserverKult

Lexo edhe:

POETIKA E EMINE MALIQIT