Poezitë “e fshehura” të Visar Zhitit, libri i ri u hodh në letër 32-vite më parë

Visar Zhiti, shkrimtari i cili gjeti shpëtim në vargjet e poezisë rrëfeu mes miqsh, familjarësh dhe dashamirës të veprave të tij, se si i dha zë dhimbjes në mendjen e tij në mungesë shpeshherë të penës.

“I kam fshehur në opinga këto fletore. Dhe e fotografuan fletoren”-tha ai.

Autori gjeti momentin të flasë edhe për botimin e tij të ri, por të vjetër që ka nisur të shkruhet 32 vite më parë.

“I kam disa fleta të verdha të shkruara me stilolaps, të parën e kam hedhur në kompjuter, besoj do mbaroj dhe dy të tjerat. Kam në dorë diçka të vjetër por të re’- shtoi ai.

Visar Zhiti është vlerësuar me çmimin italian “Leopardi d’oro” në vitin 1991 për poezi dhe në vitin 1997 me çmimin prestigjioz “Ada Negri”./ euronews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

VISAR ZHITI RRËFEN DITËT E INTERNIMIT: SIGURIMSI QË DONTE TË MË REKRUTONTE, SI MË MBROJTI EDI RAMA

“Ndiej nevojën e një rrëfimi, si në kishë, i gjunjëzuar para ikonës… së tim biri. Ai nuk do të më përgjigjet, e ka të pamundur tani… ah! Dhe e di, radhën do ta kishin çështje të tjera… që më therin shpirtin, por nuk do të hapja dot gojë, më ka ngrirë. Atëherë ky rrëfim do të jetë arsye për të folur, ndërkaq plotësoj edhe njërën nga porositë. Poeti sipas Atjonit. Mbase këtu duhet të mbetem”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


VISAR ZHITI: SHIU I PRISHTINËS

Poezi nga Visar Zhiti

Le të më lagë shiu i Prishtinës,
ecjen ma bën të perëndishme.
Perlat e tij si emocion shndritës
ranë mbi supet e ardhjes sime.

Mos më futni në klube, çadër nuk dua,
le të më lagë shiu i Prishtinës.
Dhimbja ime kaq shumë u gëzua
ashtu si shpirti i vetëtimës.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult