“Polici e kuptoi që kishte pasaportë falso, por e la të kalonte”, rrëfimi emocionues i këngëtarit shqiptar

Ermal Meta - Vendi i kurbave

Në një monolog të realizuar për programin italian “Le Iene” Ermal Meta, kohë më parë, ka rrëfyer ardhjen e nënës së tij në Itali me pasaportë false.

Në një rrëfim të gjatë ai tregoi si mirësia e dy të panjohurve i ndryshoi jetën familjes së tij.  “Ajo grua (nëna e tij) nuk i besonte askujt.

Një ditë në rrugë i afrohet një i panjohur dhe i thotë se ka dëgjuar gjëra, gjëra të tmerrshme që do t’i ndodhin.

Ajo frikësohet, por e beson. I panjohuri e këshillon të largohet, por ajo nuk di si ta bëjë. Ai ofrohet t’i paguajë një pasaportë të huaj gjermane. Ai nuk dëshiron asgjë në këmbim. I kërkon vetëm foto pasaporte.

Kur ajo e pyet pse po e ndihmon, ai përgjigjet se nuk po e bën vetëm për atë, por edhe për fëmijët e saj.

Pas kësaj, gruaja i lë fëmijët me nënën e saj dhe merr tragetin që shpreson ta çojë drejt një jetë të panjohur, por më të mirë.

Ajo kalon pa vështirësi kontrollet e policisë shqiptare dhe kështu rreth orës 07.00 të mëngjesit të ditës së nesërme anija në të cilën ndodhet hyn në portin e Brindizit.

Megjithatë, mbërritja në Itali do të ishte më komplekse se sa pritej. Në kontroll, një oficer vëre atë pasaportë false:

Ai duket se e kishte kuptuar tashmë. “Kjo pasaportë është e rreme, e di?” thotë me zë të ulët. “Po, e di”, pranon ajo. “Nuk mund të lë të kalosh, duhet të të kthej prapa”.

Gruaja qan duke u përpjekur të mos shihet nga të tjerët. Më pas nga çanta nxjerr një fotografi”: “Këta janë tre fëmijët e mi. Nëse kthehem nuk do të ketë të ardhme për ta”. Me të dëgjuar këtë, oficeri merr pasaportën e saj dhe e vulos. “Ajo është e lirë të shkojë”.

Ajo do të donte ta përqafonte, por nuk mundej. “Ik, dhe fat të mirë!” i thotë oficeri, duke i treguar derën e së ardhmes së saj të pasigurt.

Dy akte dashamirësie shpëtuan katër jetë. Mes atyre jetëve ishte edhe e imja. Jini të sjellshëm. Ju mund të shpëtoni dikë.”

Pas gjithë vështirësive, sot Ermal Meta është një nga artistët që e përfaqëson denjësisht Shqipërinë në botë.

Në 2018 kantautori shqiptar triumfoi në skenën e Ariston të Sanremos duke rrëmbyer trofeun e festivalit më të rëndësishëm në Itali.

Përveçse këngëtar, ai është dhe një kantautor mjaft i talentuar. Ermal Meta ka shkruar këngë për emra të njohur të muzikës italiane si Patty Pravo, Marco Mengoni, Emma, Giusy Ferreri./gazetatema.net

ObserverKult


Ermal Meta - Vendi i kurbave

Lexo edhe:

ERMAL META ANULON PAPRITUR TURNEUN: “KAM PASUR PROBLEME PERSONALE”

Këngëtari i famshëm shqiptar, Ermal Meta, për fansat që e duan muzikën e tij ka dhënë së fundmi një lajm jo të mirë.

Bëhet fjalë për anulimin e turneut që kishte planifikuar ta niste në fund të muajit shkurt. Madje një koncert të tillë, ai kishte planifikuar ta zhvillonte në të gjithë Italinë.

Por anulimi i turneut sipas Metës ka ardhur si pasojë e disa arsyeve personale, dhe mos përfundimi i disa këngëve të një albumi që kishte planifikuar të nxirrte në treg.

“Përshëndetje, nuk ka asnjë mënyrë më të lehtë për ta thënë këtë, kështu që unë do ta them tani.

Turneu i cili është planifikuar të fillojë në fund të shkurtit do të anulohet dhe biletat do të rimbursohen.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult