Frederik Ndoci ka komentuar Festivalin në RTSH dhe mbi të gjitha këngën e Elsa Lilës, e cila në këtë eveniment nuk mori asnjë çmim. Në një postim në rrjetin social Facebook ai ironizon festivalin dhe ngre lavde për këngën e Elsa Lila, pa të cilën sipas kantautorit s’do të mund ta quaje Festival.
Statusi i plotë pandërhyrje i Ndocit
Për profesionalizëm për supernivel të lartë interpretimi, për muzikë precioze dhe teksti mjaft prekës e logjik, ishte Elsa me atë çfarë pruri në këtë festival që në fakt m’u duk ne tërësi si shpellë lakuriq nate…
Ky material që solli Elsa në thelb doemos qe ashtë jashtë kritereve të mjedisit të ujërave që ministrat e vegjël të muzikës me dekada e shpunë këtë ndjesi në nivel të ulet që mjerisht quhet festival.
Një lule në mes te shkretëtirës sa do e bukur e me ngjyra, të ngjall dhimbje dhe të vjen keq ta këpusësh e të vjen keq ta lësh aty ku e pe… ashtu edhe kurbanet profesionist do vuajnë ekzistencën e tyre kur sallata alla makedonia e larmive dhe stileve që zor se të mbetet një motiv në vesh për leikmotiv, por vetëm pamja e jashtme kofsha, porsat, tatuazhet, errësina dhe makiazhi
Mendoj se e rëndësishme është edhe sponsorat pse i hedhin paratë pa kërkesë llogarie. Apo ku di furrtari se kush e ha bukën haram dhe e meriton bukën hallall..
Kjo situatë artistike eshtë pak a shumë si përmbytjet që sjellin zemërimi i ujërave që sjellin përrenjt, lumejtë pas stuhive te shiut, merr para çdo gja dhe pse krejt i zi ose ngjyre kafe quhet uje.
Personalisht, nëse nuk do ishte edhe Elsa festivali do kishte nderin 100% te mos quhej Festivali i Këngës në RTSh.
Nuk duhen fajësuar kurrë të fundit përgjegjës por analiza duhet filluar që në vitet 1990_91 e deri më sot…
Sa lekë janë humbur dhe sa është përpjekja e drejtuesve për të pranuar në emër te zhvillimit te ashtëquajtures “e reja ne art” ose me gjuhen e kohës “up date art” dhe ruajtja e masës për të mbështet ma shumë të bukurën.
Pse vallë Serbia ne renditjet totale te 60 viteve ne Eurosong Asht në 3 vendet e para, me më shumë trofe dhe vlerësim se gjithë Europa?
Sepse sjellin modelet e tyne popullore te përpunueme dhe të futura me art përpunimi i tyre në tingllim të muzikës se lehtë argëtuese.
Dhe mos te harrojmë se 78% e këtyre modeleve që ata përdorin janë autentika e lashtë e modit tonë e rrenjëve tona që ata i dalin për Zot ndërsa ne kërkojme diku mode e lupa në lindjen e largët e në south russia elemente që nuk janë tonat edhe pse i solli pushtuesi 500-vjeçar nuk përkojne aspak me mënyrat tona.
Pres te ndëshkohem nga antivlerat që janë monument që mund te ruhen edhe nga qeveritë qe shkuan e vijnë.
Por e bukura mbetet edhe pse nuk ka kritikë arti. Kur një artist i madh gjykohet nga njerëz që pëlqejnë tallavanë folklor rep e hip-hop doemos qe nuk e kuptojnë se çfarë është kangë e çfarë është ndasia mes këtyre zhanrreve.
Po kur fut ne festival zhanrre prej A te Zh doemos qe populli gjykon në baze te “sarileees” që sot mbyt edhe Ed Sherman e Dua Lipan.
ObserverKult
Lexo edhe: