Portreti i famshëm i Churchill-it, del në ankand/ Ai e urrente këtë pikturë…

Portreti i ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, Winston Churchill i realizuar nga artisti Graham Sutherland, pikturë kjo e punuar në vitin 1954 në ‘Blenheim Palace’ është shfaqur për publikun në vendlindjen e tij.

Ndërsa në ankand kjo pikturë do të dalë në muajin qershor nga shtëpia e ankandeve “Sotheby’s”.

Piktura nga artisti Graham Sutherland u bë si përgatitje për një portret më të madh që Churchill e urrente dhe që u shkatërrua më vonë.

Në këtë pikturë, shihet portreti i Churchill-it me prapavijën e errët ndërsa pritet të shitet nga 500.000 paund deri në 800.000 (622.000 -995.000 dollarë) në shtëpinë e ankandeve me datë 6 qershor.

Sutherland u angazhua nga Dhomat e Parlamentit për të pikturuar Churchillin në shënim të ditëlindjes së tij të 80-të në vitin 1954. Portreti i plotë u zbulua në Parlament po atë vit, ndërsa ai e quajti atë, me një buzëqeshje, “një shembull të jashtëzakonshëm të artit modern”.

Andre Zlattinger, artisti nga shtëpia e ankandeve “Sotheby” e komentoi këtë portret duke thënë se “Churchill është pikturuar në një moment kur ishte duke menduar, sikur nuk e kishte mendjen aty dhe së bashku me prapavijën e zezë kësaj pikture ia jep pamjen sikur është i shqetësuar”.

Shtëpia e Ankandeve e ka shfaqur këtë portret në publik, përkatësisht në dhomën ku Churchill ka lindur para 150 viteve në ‘Blenheim Palace’.

Vizitorët këtë pikturë do të mund ta shohin deri të dielën. Ndërsa në zyret e Sotheby’s në New York do të shfaqet nga data 3-16 maj dhe në Londër nga 25 maj deri me 5 qershor. /nbcnews.com

ObserverKult


Lexo edhe:

LETRAT E DASHURISË SË PRINCESHË DIANËS DALIN NË ANKAND, ISH- I DASHURI I SAJ KËRKON MBI 1 MILION DOLLARË

Letrat e dashurisë të Princeshë Dianës dërguar James Hewit, është raportuar se do të shiten në Amerikë për 1 milionë dollarë, derisa ka frikë se ato do të bëhen publike.  

Ish-oficeri ka mbajtur deri tash 66 letra që ajo shkroi gjatë lidhjes së tyre, ndërsa bëhet me dije se tani ato u janë drejtuar firmave të ankandeve.

Hewitt, kishte një lidhje pesëvjeçare me princeshën e atëhershme të Uellsit midis viteve 1986 dhe 1991.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult