Portreti i Gustav Klimt është gjetur pas pothuajse 100 vitesh

Një pikturë e realizuar nga artisti autriak Gustav Klimt që besohet se kishte humbur për gati 100 vite është gjetur në Vjenë.

Bëhet fjalë për portretin e Fraulein Lieser që njëherë i përkiste një familjeje çifute në Austri dhe së fundi herë që është parë në publik ka qenë viti 1925. Por fati i kësaj pikture është disi i paqartë, por familja aktuale thonë që e kishin pikturën që nga vitet e ’60. Shtëpia e ankandeve e ka vlerësuar këtë pikturë me vlerën prej më shumë se 54 milion dollarë.

Kjo rigjetje e kësaj pikturë është quajtur thjeshte “sensacion”.

“Një pikturë thjesht e rrallë, me shumë vlerë nuk është parë në dyqanet e arteve në Evropën Qendrore për dekada me radhë “, ka deklarua Kinsky në deklaratë.

E kjo pikturë do të vihet në ankand më 24 prill në pronësi të pronarëve, dhe pasardhësve ligjorë të familjes Lieser. Kjo bazuar në parimet e Uashingtonit, kur një pasuri grabitet nga nazistët duhet t’i kthehet atyre që ju takon.

Para se të vihet në ankand kjo pikturë do të prezantohet në disa lokacione të Britanisë së Bashkuar, Zvicrës, Gjermanisë dhe Hong Kongut si dhe në shtëpinë ku do të vihet në ankand.

Portreti së pari i ka takuar familjes Lieser e cila familje ka qenë industrialiste e pasur në Vjenë. Një avokat u kanë thënë mediave austriake se deri në tani nuk janë gjetur dëshmi që kjo vepër është plaçkitur, apo vjedhur, para apo gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ndryshe, veprat e Klimtit janë shitur për shuma të mëdha parash në të kaluarën. Vepra tjetër e tij, Gruaja me Flladitëse, është shitur për 85.3 milionë dollarë në qershor, duke e bërë atë veprën më të vlefshme të artit që është shitur në ndonjë ankand në Evropë./bbc.com

ObserverKult


Lexo edhe:

MAHMUD DERVISH: KUJTO VALLEN E FUNDIT TË MJELLMËS

Poezi nga Mahmud Dervish

A vallëzove me engjëjt e vegjël
teksa ishe duke ëndërruar?

A të ndriçoi flutura
tek u dogj
në dritën e trëndafilit të përjetshëm?

A t’u shfaqën
fenikse të qarta.
a mos të thirrën në emër?

A e pe agimin
duke lindur nga gishtërinjtë
e njeriut që e dashuron?

A e preke ëndrrën me dorë?
Apo mbase e le ëndrrën që të ëndërrojë vetëm,
kur vure re mungesën tënde të befasishme?

Jo, assesi, kësisoj nuk flaken
ëndrrat e ëndërrimtarëve, pasi ata përvëlohen
duke e plotësuar jetën në ëndërr.

Më thuaj: si do ta kishe jetuar
ëndrrën tënde në një vend diku,
të të them se kush je!

Dhe tani
ndërsa zgjohesh kujto:
a i bëre keq ëndrrës sate?

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult