Një portret i rrallë i Wolfgang Amadeus Mozartit u shit për 4 milionë euro të mërkurën në shtëpinë e ankandeve “Christie’s” në Paris, duke shkelur thellë parashikimet e shtëpisë se produkti do të shitej nga 800,000-1.2 milionë euro.
Vepra e artit, një nga katër portretet e kompozitorit austriak të pikturuara gjatë jetës së tij dhe që ende janë pjesë e një koleksioni privat, ishte pikturuar në vitin 1770. Ajo i është atribuuar piktorit italian, Giambettino Cignaroli.
Portreti paraqet Mozartin 13 vjeçar në një paruke të bardhë dhe me pallto të kuqe duke luajtur në piano, ku pianoja shihet vetëm pak në cep të kornizës.
Në kohën e pikturimit, Mozarti po udhëtonte në Itali ku e kishte vazhduar shkollimin e tij artistik, duke mbajtur koncerte në mbarë vendin.
Mozarti ka lindur më 1756 në Salzburg në Austri, dhe vdiq më 1791.