Pos shfaqjes “1984”, ja çka mund të shihni në ditët në vazhdim në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Shfaqja “1984” e fokusuar në historinë e dashurisë dhe po ashtu e gërshetuar me politikën, fuqinë e ligjit u shfaq së fundi në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës (Pallati i Rinisë).

Kjo shfaqje ka rrëmbyer vëmendjen e publikut, derisa për ta parë këtë shfaqje ishin edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ministria e Kulturës në Shqipëri, Elva Margariti, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputetja Adriana Matoshi dhe shumë artdashës të tjerë.

Aktorët, Adrian Morina, Arta Selimi, Basri Lushtaku, Edona Reshitaj, Flaka Latifi, Shpejtim Kastrati, Xhejlane Godanci dhe Ylber Bardhi, me lojën e tyre mjeshtërore portretizuan secilin rol të kryeveprës “1984”. Kjo premierë erdhi nën regjinë e regjisorit francez, Igor Mendjisky.

Reprizat e këaj shfaqje mund t’i shihni më 5, 6, 7, 24 dhe 25 tetor. Të gjitha shfaqjet fillojnë në ora 20:00 në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës (Pallati i Rinisë – Prishtinë).

Ndërsa premiera e dytë e Teatri Kombëtar të Kosovës për këtë vit do të jetë shfaqja “The Best European Show”, një bashkëprodhim i TKK-së me Teatrin Kombëtar të Nova Gorricës (Slloveni), Teatro Due Parma (Itali), JK Teatro Opole (Poloni), Teatru Malta (Maltë), që do të shfaqet më 13 tetor.

Kurse më 18 tetor, TKK do të shfaqë premierën e veprës “Ditë vere” të Mrozhekut në regjinë e Kaltërim Balaj.

ObserverKult


Lexo edhe:

“SISTERS”, SHFAQJA E PARË E BALETIT KOMBËTAR PËR KËTË VIT

Baleti Kombëtar i Kosovës do të performojnë në Qendrën e Kulturës “Xhavit Haziri” në Obiliq. Shfaqja do të fillojë sot në ora 18:00.

Shfaqja “Sisters”, është një vepër origjinale e koreografit Mehmet Balkan. Kjo shfaqje hynë te baletet neo-klasike, ku lëvizjet e sofistikuara të balerinëve të BKK. Ndërthuren me interpretimin emocional të secilit balerin në skenë. Kjo për ta bërë kështu një shfaqje të kompletuar artistike dhe të pëlqyer për publikun.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult