Post Malone dhe Mark Wahlberg, luajnë bashkë në një film të ri të Netflixit

Është publikuar traileri i një filmi të ri aksion-komedi i paltformës Netflix, në të cilin luajnë aktori Mark Wahlberg dhe reperi Post Malone.

Në sekuencat e para të publikuara të këtij projekti me titull “Spencer Confidential”, Malone shfaqet në rolin e një të burgosuri i cili e sulmon personazhin e Wahlbergut. Me regji të Peter Bergut, komedia premierën pritet ta shënoj më 6 mars të këtij viti. Ndërkaq, me role në këtë projekt po ashtu shfaqen aktorët, Winston Duke dhe Mark Maron.

Image

Kjo nuk është hera e parë që Malone shfaqet në ekran të madh. Në të kaluarën, ai e kishte bërë një paraqitje të shkurtër në filmin “Spider-Man: Into The Spider-Verse”.

Ndërkohë, Post Malone dhe Liam Gallagher, janë ndër emrat e fundit të muzikantëve të shtuar në listën e performuesve të festivalit të sivjetmë “Rock In Rio Lisbon”. Ngjarja shumë e ndjekur muzikore zë vend gjatë dy fundjavave, më 20-21 dhe 27-28 qershor.

Ndër yjet e tjerë të konfirmuar tashmë për të interpretuar në këtë festival janë: “Foo Fighters”, “The National”, Camilla Cabello dhe “Black Eyed Peas”./koha