Postimi emocional i Agron Llakajt për motrën që ndërroi jetë: Po si nuk u ankove një herë moj shpirt

Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj ka humbur motrën e tij, si pasojë e Cov id-19. Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë ai përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar një foto të motrës. Sakaq, Agroni ka treguar edhe vuajtjet që ajo ka kaluar deri në ndarjen nga jeta.

“Motër moj! Bardhë moj! Pse na e vr ave shpirtin?! Sa emër të bukur që kishe moj motër por fatin jo, kovidi i pa besë ta preu jetën në mes.

Sa vuajte moj shpirt, sa lëngove moj motër. Në mëngjes kur folëm më the “jam mirë, por kam ftohtë !”Ah, pse s’mu ankove njëherë moj zemër, ah! Ike motër, ike, jemi të pafuqishëm para fatit që na ka caktuar Zoti! Lamtumirë motra ime! Lamtumirë o shpirt!

Më fal, por s’munda! Qofsh e Zotit, e parajsës siç vet zemrën kishe!”, ka shkruar ai krahas fotos.

LEXO EDHE: Postimi emocional i Agron Llakajt për Koço Devolen…

Sot bëhet një vit nga ndarja nga jeta e aktorit të madh të humorit Koço Devole. Në përkujtim të tij aktori i njohur Agron Llakaj ka ndarë disa rreshta me ndjekësit ku shkruan se Devole ishte si një shkollë e dytë e humorit për të dhe një person si ai do duhen vite që të vijë sërish në Shqipëri.

Llakaj ka shprehur dëshirën që në këtë përvjetor të parë të largimit të Devoles, ai të nderohej me dekoratën “Nderi i Kombit”.

Duke ironizuar institucionin e presidencës, Llakaj shkruan se ai nuk ka fuqi që ta vendosë një gjë të tillë, e ndërsa thekson se urdhërin “Mjeshtër i Madh” e mori dhe “paçja”, referuar këtu dekorimeve të disa lokaleve nga ana e Metës…

“Ti duhet të jesh libër ne shkollën e artit të komedisë. Unë s’kam fuqi të vendos që në këtë përvjetor të parë të largimit tënd, të të nderonin me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”. Duke u mbledhur dhe folur për Ty…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU