Ka ndërruar jetë në moshën 30-vjeçare nga COVID-19, piktori Kristi Baba.
Lajmin e trishtë e ka njoftuar babai i tij përmes një postimi në rrjetet sociale.
I ati, Ernest Baba shkruan se djali i vetëm u nda nga jeta në lule të rinisë, transmeton ‘syri.net’.
‘Me hidhërim të thellë dhe dhimbje të madhe ju njoftojmë se djali yne i vetëm Kristi Baba piktor u nda nga jeta në moshën 30-vjeçare në lulen e rinisë duke mos e fituar betejën me covidin.
Ti per ne ishe jeta. dielli ishe ajri, ishe drita e shtëpisë. Tu shuan gjithë ëndrrat e tua dhe përkushtimi që kishe për artin dhe po përgatiteshe për ekspozitë në nëntor që nuk ja arrite.
Gjithë ëndrrat tua u prenë në mes.
Biri ynë pushofsh në paqe! Qoftë i parajsës! Dritë i pastë shpirti! Ceremonia mortore do të zhvillohet nesër me dt. 15.10.2021 nga ora 10 deri 12 në hollin e hotel Internacional’ shkruan ai.
——————————————————————————————-
LEXO EDHE: MUZIKANTIN E NJOHUR E RRAHIN DERISA NDËRRON JETË E PASTAJ E HEDHIN NË LUMË
Muzikantin e njohur britanik, Thomas Kennedy, është mbytur në Gjeorgji. Nga një “grup burrash që e rrahën deri në vdekje dhe e hodhën në një lum pas një grindjeje”, thonë autoritetet.
Trupi i muzikantit 28 vjeçar u hodh në lumin Mtkvari pranë fshatit Kvakhvreli në Gori. Disa ditë pasi dyshohet se u vra nga pesë persona me origjinë nga Gjeorgjia.
Giorgi Balashvili, 28 vjeç, së bashku me miqtë e tij Giorgi Okhanashvili, 17, Giorgi Kareli, 20 vjeç. Dhe Zura Palavandishvili, 19 vjeç, u arrestuan nën dyshimin e vrasjes së bashku me Vasil Okropiridze, 24 vjeç, të cilët mohuan se kanë bërë këtë gjë.
Muzikantin e njohur, Thomas Kennedy, mendohet se e kanë ftuar për të pirë të dyshuarit pasi filloi një bisedë në autobusin e rrugës Okropiridze në qytetin e Gorit, por më vonë u rrah rëndë nga grupi pas një mosmarrëveshjeje.