Postimi emocionues i burrit të aktores së ndjerë, Shpresa Bërdëllimës: Pekja ime e dashur…

Arian Miluka, bashkëshorti i aktores së njohur Shpresa Bërdëllima, ka kujtuar të shoqen në ditën e saj të lindjes me një postim emocionues.

Në vazhdim mund ta lexoni postimin e tij të plotë:

“11.04.59-11.04.23 Peka, 64 vjetori jot.
Çdo ditë kur zgjohem jam i bindur që je midis nesh, kthjellohem! E qartë!!!
Malli për ty këtu, e yjet tua atje nuk shuhen kurrë.
Ani, Besi, Mina, Lorenso, e të tjerë plotë të afërt, miq e dashamirës. I përjetshëm kujtimi i Pekes.
Bruxel 11.04.23”, shkruan Arian Miluka.

Kujtojmë që aktorja e dashur do të mbushte dje 64 vjeç.

Fatkeqësisht ajo u nda nga jeta katër vite më parë, pas një sëmundje të rëndë./Vjosa.net

ObserverKul


Lexo edhe:

RRËFIMI PREKËS NGA MARJETA LJARJA: KJO ISHTE SHPRESA BËRDËLLIMA… NA LA SHUMË HERËT…

“Zonjusha Gajtani” te “Vajzat me kordele të kuqe”, me regji të Gëzim Erebarës, ishte padyshim një nga rolet më të spikatura të Shpresa Bërdëllimës.

Peshën e interpretimit të përsosur të rolit negativ, aktorja e kishte ndierë edhe jashtë skenës.

“Ka qenë aq mirë i realizuar ky rol, sa edhe në rrugë pas transmetimit të filmit, fëmijët më qëllonin me gurë. Kjo sepse kujtonin se isha vërtetë spiune” do të rrëfente Shpresa vite më vonë për mediat.

Protagonistja e filmit Marjeta Ljarja (në rolin e Jetës) e kujton kolegen e saj në sheshxhirim të hijshme. Saktësisht me një natyrë të gjallë e mbi të gjitha në harmoni me të gjitha aktoret që interpretuan “Vajza me kordele të kuqe”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult