Postimi prekës i djalit të Luan Mulliqit: Kujtimet me ty do të jenë një dritë që do t’na udhëheqë nëpër rrugën e jetës

Nëpërmjet një mesazhi prekës, Drin Mulliqi, djali i skulptorit që u nda dje nga jeta, Luan Mulliqit ka theksuar se çdo ditë përgjatë rrugëve që do të marrin do ta kujtojnë përmes punës së tij të madhe që ka lënë pas.

“Do të nisim prej Pallatit të Rinisë, për ta ndjerë prezencën tënde përmes Madeleine Albright. Do të vazhdojmë te Rilindja, me të përshendet përmes Ismail Qemalit. Ke me na buzëqesh nga Universiteti i Prishtinës, përmes shtatores së Fehmi Aganit. Në Dardani Bob Dole do të jetë aty për ne. Njëjtë edhe Adem Jashari, përmes syve të së cilit e di që ke me na pa. Kur të shkojmë në Gjakovë, fryma jote do të ndihet, e ndoshta edhe unë do ta ngrisë një gotë për ty përmes Ali Podrimjes. E kur të ikim në Shqipri në Qafë-Thanë do të kemi ty, duke e ruajtur kufirin me Nënë Terezën e Kepin e Rodonit me Feniksin!”. Kështu ka shkruar djali i të ndjerit në rrjetet sociale, derisa ia ka bashkangjitur edhe disa fotografi postimit.

Më tej, ai ka shkruar se babanë e tij do ta kujtojnë me dashuri dhe mburrje, ndërsa kujtimet me të do të jenë një dritë që do t’i udhëheqë nëpër rrugën e jetës./ObserverKult


Luan Mulliqi

Lexo edhe:

VJOSA OSMANI: VEPRAT E LUAN MULLIQIT DO TË MBETEN TRASHËGIMI E JONA…

Me rastin e vdekjes së skulptorit të njohur Luan Mulliqi, presidentja e vendit, Vjosa Osmani u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve e gjithë komunitetit kulturor.

Ndërsa theksoi se veprat e të ndjerit do të mbesin si trashëgimi e jona.

“Veprat e Mulliqit do të mbeten trashëgimi e jona dhe kujtesë e përhershme e tij. Pas vetes la një fond të pasur artistik nga skulptura monumentale bashkëkohore dhe ajo kombëtare. Do të jetojmë përjetësisht me kujtimin e skulptorit të shquar.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult