Shfaqja muzikore “Zgjimi i Pranverës” shënoi edhe një sukses tjetër

Shfaqja muzikore “Zgjimi i Pranverës” me regji të Zana Hoxhës është shpërblyer me çmimin “Regjia më e mirë” në Festivalin “Teatri shqiptar në Maqedoninë e Veriut” i mbajtur në Dibër.

Ky është një sukses tjetër i “Zgjimit të Pranverës” që deri tani është shpërblyer si “Shfaqja më mirë në vitin 2020” në Kosovë, “Shfaqja më mirë” në edicionin e 14-të të ITF SkupiFestival. Kurse në Festivalin “Moisiu On” në Tiranë aktorja Arta Muçaj është shpërblyer me çmimin “Aktorja më mirë joprotagoniste” me rolin e saj në shfaqje, njoftojnë nga “Artpolis” nëpërmjet postimit në faqen e tyre në “Facebook”.

“Zgjimi i Pranverës” është bashkëproduksion i Artpolis – Qendra për Artin dhe Komunitetin dhe Teatrit Kombëtar të Kosovës.

LEXO EDHE: Shfaqja nga Kosova “Zgjimi i pranverës”, fiton çmimin kryesor në Festivalin e Teatrit në Shkup