Postimi prekës i mikut të tij pas vdekjes së aktorit Xhemil Tagani

Ndërroi jetë në moshen 75-vjeçare aktori i njohur Xhemil Tagani, i cili ka luajtur në shumë filma shqiptarë dhe është i njohur edhe për rolin e priftit tek filmi shqiptar “14 vjeç dhëndër”.

Lajmin e bëjnë me dije në rrjetet sociale, miq e të afërm të aktorit.

Një postim prekës në ‘Facebook’ e publikoi edhe miku i tij, Enver Shëngjergji.

Ja postimi i plotë:

Lamtumirë Xhemil Tagani Tironci 100 karat. Njerzori i miri, i urti, i dashuri me të gjithë. Aktori që na fale role në teatër e filma me interpretimin tuaj. Sa bukën e hallet i ndamë për pesë muaj bashkë me zborin ushtarak tek Plepat në Durrës  korrik-dhjetor 1969. Sa herë më erdhe të me takoje këtu ke kafja tek shtëpia ime, se e dije që unë nuk mund të vija të takoja. Sa u trondite nga humbja e djalit tuaj, dhe nuk më le të vija të të ngushëlloja e ta percillja birin tënde te shtrenjtë.
Të më falësh që edhe ju nuk do të vijë dot të ju përcjellë.
Të qofte dheu i lehtë. Qofsh i xhenetit.

Ngushëllime familjes për humbjen e bashkëshortit, babait, gjyshit, shokëve miqve e kolegëve që të donin e i doje. I përjetshëm kujtimi juaj Xhemil Tagani.