Bujar Qamili ka dhënë një kontributit të vyer e të rëndësishëm, në ruajtjen dhe kultivimin e këngës popullore shqiptare, e në mënyrë të veçantë të këngës popullore shkodrane, duke e shtuar dashurinë për këto vlera të jashtëzakonshme kombëtare dhe kulturore.
Në mesin e shumë këngëve të mrekullueshme që i këndoi ai, dallohet edhe “Pranvera filloi me ardhë”.
Ju ftojmë ta ndiqni videon, dhe ju sjellim edhe tekstin për ta shijuar të plotë:
Pranvera filloi me ardhë
dhe bylbyli nis me k’ndu’
Njajo drandafillja e bardhë
del n’dritare me ndig’ju’
O shpirt sa të du’
S’bashku’t jetën me e kalu’
Rreth e rreth Shkodrës jam sjell’
lule m’lule tuj shetit
Ndër ma t’bukrat ty t’kam zgjedhë
porsi hyll’ i bukurisë
O shpirt sa të du’
S’bashku’t jetën me e kalu’.
Bujar Qamili lindi në Shkodër më 20 tetor 1963. Që në bankat e shkollës Bujari filloi të frekuentonte Shtëpinë e Pionierit dhe më vonë Shtëpinë e Kulturës.
Fillimisht Bujari ishte aktivizuar në grupin e valleve por me këmbënguljen e këngëtarit popullor, Ferid Selmani, i cili kishte vënë re te Bujari zërin e ti shumë të mirë dhe me tingëllim baritonal, e prezantoi me kompozitorin dhe drejtuesin e orkestrës së Shtëpisë së Kulturës, Xhavit Ujkani, dhe me drejtorin e muzikës, Tonin Daija.
Atyre iu pëlqeu shumë ky talent i ri dhe e aktivizuan që në koncertin
e parë që organizuan në Shkodër me këngë popullore.
Aty Bujari këndoi “Këngë për Naim Frashërin” dhe në duet me Ferid Selmanin këngën “Kur ti shof dy syt e shkruem”.
Publiku shkodran e priti me ngrohtësi dhe e duartrokiti gjatë këtë këngëtar të ri në atë koncert.
Bujar Qamili vazhdon të jetë pjesë e skenës duke na dhuruar kënaqësi dhe emocione. Vlerësimet dhe duartrokitjet e shoqërojnë kudo, në Shqipëri dhe jashtë kufijve.
ObserverKult
Kliko edhe