Në kohërat e mundësive të panumërta, Preç Zogaj na sjell tragjedinë e shansit unik. “Anjeza nuk u zgjua” titullohet romani më i ri i Preç Zogajt, që do të vijë së shpejti për lexuesin.
Një histori dashurie që ndodh në qytetin e Lezhës mes Anjezës dhe Davidit, që, siç thotë autori, është pak e vështirë për t’u kuptuar nga brezi i ri, por për ata që i njohën vitet e diktaturës, është një histori që u përket nga pak të gjithëve.
Lajmin e botimit të romanit të tij të ri, poeti, shkrimtari dhe publicisti Preç Zogaj e rrëfeu pikërisht në të parin e një serie takimesh me shkrimtarë e aktorë, mes leximesh dhe vetërrëfimesh, përfshirë në “Tetorin e Librit”.