Tinka Kurti i rikthehet kinematografisë në moshën 88- vjeçare, ku po xhiron aktorja e madhe

Regjisori Eduart Grishaj ka nisur një projekt të ri filmik dhe nuk ka nguruar të ndajë disa pamje nga xhirimet, të cilat po zhvillohen në Theth.

Ai është shoqëruar nga partnerja e tij, Arbana Osmani edhe pse ajo është në ditët e fundit të shtatzënisë.

Mirëpo kjo nuk është surpriza e vetme që ka rezervuar regjisori. Ai ka zbuluar një pjesë mjaft interesante nga skenari i filmit.

Pjesë e projektit të ri të tij do të jetë dhe aktorja e madhe shqiptare, Tinka Kurti. Grishaj ndau një fotografi në rrjetin social ‘Instagram’ krahas artistes teksa të dy kanë qenë në sheshxhirim.

Në njërën prej karrigeve ishte shkruar emri i regjisorit, ndërsa në tjetrën emri i aktores 88-vjeçare shqiptare, përzgjedhja e së cilës është një surprizë për të gjithë