Prek 1 në 20 mijë njerëz, Enrique Iglesias vuan nga një sëmundje e rrallë

Gjithçka që i ndodh Enrique Iglesias tërheq vëmendjen e mediave dhe të fansave të tij në mbarë botën. Së fundmi këngëtari spanjoll është larguar nga skena dhe nga performanca para miliona fansave të tij për shkak të një problemi shëndetësor.

Askush nuk e dinte se çfarë kishte, por tashmë problemi i tij është bërë publik. Problemi shëndetësor i tij është një anomali që përkon pikërisht me lajmin e disa ditëve më parë, ku një burrë u trajtua me sukses për një operacion ku iu transplantua një mushkëri.

Problemi me të cilin përballet Iglesias quhet “situs inversus”. Kjo është një anomali gjenetike ku organet e gjoksit janë në anën e pasme, sikur të shiheshin para një pasqyre.

Kjo patologji është e rrallë që prek afërsisht një në çdo 20.000 njerëz në mbarë botën. “Situs inversus” zakonisht shoqërohet me keqformime të tjera, si polisplenia ose sindroma Kartagener, ndër të tjera.

Kujtojmë që Enrique Iglesias aktualisht është duke u përgatitur për turneun “The Trilogy Tour”, që do ta çojnë atë në shumë vende të botës së bashku me Ricky Martin dhe reperin Pitbull. Ky turne do të fillojë në tetor të këtij viti./bordo.al

ObserverKult


Lexo edhe:

ENRIQUE IGLESIAS SHFAQET ME FLAMURIN SHQIPTAR NË KONCERTIN E TIJ NË GREQI

Këngëtari i njohur botëror, Enrique Iglesias, të hënën, ka mbajtur koncertin e tij të radhës në Greqi.

Duket se në mesin e mijëra njerëzve që ishin të pranishëm në koncert, kishte edhe nga trojet shqiptare.

Kjo pasi në një moment ata i kanë hedhur flamurin në skenë dhe këngëtari shfaqet duke e valëvitur atë…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU