Red Radoja, i biri i të ndjerit Gulielm Radoja ka kujtuar së fundmi babain e tij nëpërmjet një fotografie ku shihen të dy, foto kjo e realizuar shumë vite më parë.
Përveç fotografisë Red Radoja ka shkruar edhe këtë mbishkrim: “3 vjet mungesë”. Ndërsa pak javë më parë në një intervistë të dhënë, Red Radoja tregoi se po e ka shumë të vështirë të jetoj pa babanë.
“Është e vështirë pa të. Më duket sikur ka dalë e do të kthehet sërish… Ende nuk pajtohem me idenë se ai ka ikur për të mos u kthyer më…”, ka thënë ai.
Ndryshe, aktori i njohur shkodran Gulielm Radoja ka vdekur më 5 maj të vitit 2021 për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19. Ai konsiderohet si një ndër aktorët më të mëdhenj shqiptarë.
ObserverKult
Lexo edhe:
REDI RADOJA RRËFEN BISEDAT E FUNDIT ME TË ATIN: KEMI FOLUR MË SHUMË ME SY
Në një lidhje për “Shqipëria Live”, Redi Radoja tha se aktori i njohur u dorëzua sepse ishte shumë i lodhur nga lufta me Covid-19, pavarësisht se filloi të ushqehej. Ndër të tjera shtoi se besonin se do të ndodhte mrekulli, por fatkeqësisht morën lajmin e hidhur se i ati kishte ndërruar jetë vetëm 2 ditë pasi e kishin shtruar tek “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.
Babi ishte shumë i lodhur nga ana e frymëmarrje dhe mundohesha që të fliste sa më pak. Më shumë i flisja unë, i jepja kurajo dhe e shtyja të merrte frymë se ishte e vështirë për të që edhe të kujtohej të merrte frymë.
Më tepër kemi folur me sy se me fjalë. Ne të gjithë kishim shpresë deri në minutën e fundit se mbase do të ndodhte një mrekulli.
Në Sanatorium, mjekët kishin më tepër përvojë me më shumë raste intubimi dhe mjekët e Durrësit e menduan këtë gjë
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult