Redi Radoja rrëfen bisedat e fundit me të atin: Kemi folur më shumë me sy

Në një lidhje për “Shqipëria Live”, Redi Radoja tha se aktori i njohur u dorëzua sepse ishte shumë i lodhur nga lufta me Covid-19, pavarësisht se filloi të ushqehej. Ndër të tjera shtoi se besonin se do të ndodhte mrekulli, por fatkeqësisht morën lajmin e hidhur se i ati kishte ndërruar jetë vetëm 2 ditë pasi e kishin shtruar tek “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Babi ishte shumë i lodhur nga ana e frymëmarrje dhe mundohesha që të fliste sa më pak. Më shumë i flisja unë, i jepja kurajo dhe e shtyja të merrte frymë se ishte e vështirë për të që edhe të kujtohej të merrte frymë. Më tepër kemi folur me sy se me fjalë. Ne të gjithë kishim shpresë deri në minutën e fundit se mbase do të ndodhte një mrekulli.

Në Sanatorium, mjekët kishin më tepër përvojë me më shumë raste intubimi dhe mjekët e Durrësit e menduan këtë gjë. Shpreh mirënjohje për mjekët e spitalit të Durrësit, mjekun reanimator që i ka qëndruar mbi kokë”, tha Redi Radoja i cili ndodhej jashtë Shqipërisë, derisa Guljelmi ishte i shtrirë në spital./TCH

LEXO EDHE: Përcillet për në banesën e fundit Guljelm Radoja, cili ishte amaneti i fundit i aktorit