Prekëse: Ditën kur nëna ime më tha: “Mirëmëngjes, zonjë”, kuptova se ai ishte fillimi i fundit…

Nga: Mara Venier

“Ditën kur nëna ime, Elsa, më tha: ‘Mirëmëngjes, zonjë’, kuptova se ai ishte fillimi i fundit. Do të jepja gjithçka sot që të bisedoja vetëm pesë minuta me të… Nëna ime ishte një grua plot me dashuri, energji dhe pasion. Ajo ishte streha ime e sigurtë.

Unë mund të dukem si një person i lumtur, i gjallëruar, ama vuaj njësoj si të tjerët. Shumë persona as që e dinë se çfarë fshihet pas buzëqeshjes sime. Eksperienca me të sëmurët me Alzheimer të shënjon dhe të bën të kuptosh shumë gjëra.

Të mëson rëndësinë e atyre aspekteve në jetë, të cilat vlejnë realisht. Është një sëmundje që shkatërron jo vetëm personin që e vuan, por edhe familjarët e tij. Nëna ime, jeta ime, kur të mendoj, më mungon pamasë”.

ObserverKult

nënat
nëna

———–

Lexo edhe:

HISTORIA E PANJOHUR E AKTORIT PROKOP MIMA, SI I SHKATËRROI KARRIERËN DOLLIA PËR NEXHMIJE PAGARUSHËN…

Kjo është historia e panjohur e aktorit të madh të teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Prokop Mima. Ai ishte një aktor të cilin në periudhën e Monarkisë së Zogut. Familja e kishte dërguar që të studionte për Farmaci, në Padova të Italisë. Por, pas tre vitesh studimi, ai u detyrua që të kthehej në atdhe.

Ai u kthye pa e marrë diplomën. Mima ishte dhënë pas filmave, muzikës, dëfrimeve dhe kitarës.

U arrestua nga komunistët në nëntorin e ‘44-ës së bashku me shokun e tij të ngushtë, Sandër Prosi, të akuzuar si pjestarë të Rinisë së Ballit Kombëtar. Lirimi nga burgu dhe rikthimi në Radio-Tirana ku me dy partnerët e tij, Besim Levonja dhe Behije Çela, vazhduan “Ora gazmore”.

Karriera e gjatë në teatër dhe kinematografi, incidenti në Kosovë që do t’i kushtonte jo pak. Kështu pasi propozoi të ngrinte dolli për Nexhmije Pagarushën u bë nxjerrja në pension në vitin 1976, në kulmin e karrierës së tij. Nga kjo ai u vra rëndë shpirtërisht dhe u mbyll brenda vetes e shtëpisë së tij. Në këtë kohë ai kujdesej për lulet, deri sa ndërroi jetë në 1986-ën…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU