Prekëse: Ema Qazimin e dërguan në jetimore, ja pse nuk mund ta takonte nënën

Ema Qazimi njihet si “kaçurrelsja më e bukur e festivaleve të viteve ’90”, por edhe ndër të paktat këngëtare që solli një stil të ri me veshjet e saj asokohe. Edhe sot Ema ruan të njëjtën freski sa që duket sikur koha për të ka mbetur në vend.

Ajo ka vite që e ka lënë skenën, por këngët e saj dëgjohen edhe sot e kësaj dite nga të gjithë brezat.

Ema Qazimi është rritur në jetimore. I jetonte nëna, pa mundur t’i merrte dhe jepte dashuri. Deri në klasën e pestë jetoi në Shtëpinë e fëmijës, sepse një urdhër i dalë nga qeveria e asaj kohe vendosi që aty duhej të strehoheshin vetëm fëmijët që u mungonin të dy prindërit.

Por, i ati Emës, e kishte të pamundur të plotësonte detyrimet e asaj tufe fëmijësh edhe pse nuk i mungonte kujdesi dhe dhembshuria.

 “Një pjesë të fëmijërisë, 4 vjet i kam kaluar në Shtëpinë e Fëmijëve 8 Nëntori, sot “Zyber Hallulli”. Kam bërë 4 vjetët e shkollës fillore aty, duke qenë se familja ime kishte probleme sociale dhe ekonomike. Në jetimore unë kam qenë bashkë me 3 motrat e mia. Kam një nostalgji për atë kohë, për atë jetë. Ndjej emocione kur e kujtoj, aq emocione, saqë nuk i kam ndjerë as në skenë”, është shprehur vetë artistja.

Në vitin 1972, kreu shkollën e mesme artisitke “Jordan Misja” në Tiranë, në degën teori muzike. Me një karrierë të pasur muzikore mbi dyzet vjet në skenë, filloi të këndojë që në moshë të re në fundvitet ’60-të dhe ekzaktësisht në vitin 1968, në skenën e Estradës së Shtetit dhe më pas duke u ngjitur në skenën e madhe të aktivitetit më të rëndësishëm kulturor të vitit në atë kohë, Festivali Kombëtar i Këngës së Lehtë Shqiptare në Radio, më vonë në Radiotelevizion.

Ema Qazimi në atë kohë ishte një vajzë 14-të vjeçare, kur kompozitori i mirënjohur Avni Mula do t’i besonte këngën e tij: “Letër Nënës”

Që nga ajo kohë, artistja e vogël në moshë, por e madhe në zë, në shpirt dhe në talent, do të udhëtonte pa u ndalur për dyzet vjet me radhë në udhën e bukur e të gjatë të këngës dhe duke u nderuar në vitin 2010 me titullin ”Mjeshtre e madhe e Punës”./albeu.com

ObserverKult


Lexo edhe:

DRAMA E PANJOHUR E TË NJOHURVE QË U RRITËN NË JETIMORE, NGA KADRI ROSHI TEK MARGARITA XHEPA E EMA QAZIMI

Foto të rralla e histori njerëzore të panjohura më parë brenda strehave vorfnore në Shqipëri janë publikuar së fundmi.

Mes atyre që u rritën në jetimore spikatin mbi 50 personalitete të njohura. Mes tyre Kadri Roshi, Ibrahim Kodra, Qamil Grezda, Violeta Manushi, Ema Qazimi, Margarita Xhepa, etj.

Nga Albert Zholi

Një histori e panjohur më parë, që hedh dritë mbi një nga misionet humanitare në vendin tonë dhe që shtrihet në pesë etapa e periudha që nga fillesat e saj deri në ditët e sotme. Nga veprimtaria bamirëse e Motrave besimtare Katolike Stigmatine, të mbështetura. Më pas edhe nga Kryqi i Kuq Amerikan e Kryqi i Kuq Shqiptar, deri te periudha e mbretërisë. Më pas, historia vazhdon me veprimtarinë e strehës vorfnore në periudhën e pushtimit italian dhe deri pas çlirimit, në periudhën e komunizmit, e deri në ditët tona, pas viteve ’90.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult