Prekëse: “Isha në kurriz të dy pensionistëve”/Djali i Kadri Roshit: Më përbuzën dhe më çuan në “Teatrin e Kukullave” (Video)

Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate”, aktori Kliti Roshi, djali i të madhit Kadri Roshi, është ndalur dhe te vështirësitë e karrierës së tij.

Ai tregoi se fillimet e veta i ka pasur në Teatrin e Kukullave dhe nuk e priti mirë, pasi sa ishte kthyer nga emigracioni dhe po përballej me vështirësi të shumta ekonomike.

Kliti tha se e ndjeu veten të përbuzur, por që me kalimin e kohës kuptoi se nuk ka gjë më të bukur se bota e fëmijëve.

“Kur kam hyrë fillimisht në ‘Teatrin e Kukullave’, e kam ndjerë veten keq, jo vetëm unë, por çdo aktor i brezit tim, që ka vajtur atje, e ka quajtur veten të përbuzur, se ëndrra e çdo aktori është skena dhe unë kur vajta, por isha pa punë, ku do shkoja, ku do mbytesha.

Erdha nga emigracioni, në kurriz të dy pensionistëve, nga ana ekonomike të kalbur, unë për atë ika në emigracion, doli dikush, vuri logjikën dhe më tha do shkosh, do fillosh atje.

Ishte një specifikë që nuk e njihja si çdokush. ‘Hë mo çoje atë atje, na lërë rehat’, kështu e ndjeva veten. Mendoja që nuk e meritoja atë lloj sjellje, megjithatë vajta, u prezantova.

I njihja, një ditë, një muaj, kuptohet i paangazhuar, vinin fëmijët dhe kemi pasur disa kukulla që bëheshin me letër dhe fëmijët kureshtarë i kapnin se nuk e dinin. I pari, që e flisja isha unë, se më dhimbte.

Nuk kaloj dy muaj, fillova t’i flisja më butë dhe kjo botë më bëri më njëri, më zbuti në shpirt. Nuk ka gjë më të bukur në botë se fëmija. Roli i parë ka qenë ujku”, u shpreh ai.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:/abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

MBYLLET PËR 4 VITE MUZEU HISTORIK KOMBËTAR

Muzeu Historik Kombëtar do të mbyllet për 4 vite. Institucioni më i rëndësishëm kulturor dhe një ndër destinacionet kryesore të një turisti që prek Tiranën do të ulë qepenin nga ky 15 mars deri në 15 marsin e vitit 2028.

Në llogarinë zyrtare në Facebook të Muzeut thuhet se arsye për mbylljen është rikonstruksioni.

 ‘Të nderuar drejtues të agjencive turistike, drejtues të tureve kulturore dhe palë të tjera të interesuara, ju bëjmë me dije se: Në kuadër të zbatimit të projektit “Restaurimi, rikonstruksioni dhe muzealizimi i Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë”, Muzeu Historik Kombëtar do të jetë i mbyllur për vizitorët për periudhën 15 Mars 2024 deri më datë 15 Mars 2028.’- njofton Muzeu Kombëtar.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


T.S. ELIOT: TOKA E NEMUN

III Predikimi i zjarmit

Çadra e lumit shqy: gishtat e fundit të gjethes
Kapen e kridhen në bregun e lagësht. Era
Po i bjen kryq e tërthor tokës së kaftë, pa u ndëgju. Nimfat qenkan nisë.
Temzë e ambël, rridh butë-butë, derisa t’i jap fund kangës teme.
Lumi nuk bart shishe të zbrazëta, letra sanduiçi,
Faculeta mëndafshi, kuti kartonash, duqe cigaresh
Apo dëshmi të tjera netësh verore. Nimfat qenkan nisë.
Dhe miqtë e tyne, trashëgimtarët bjerrakohës të drejtorëve të Gjytetit;
Vajtën, adresa nuk lanë.
Ndanë ujnave të Lemanit u ula dhe qava…

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult