Moderatorja Roza Lati ka qenë e ftuar së fundmi në një emision ku ka sjell si asnjëherë më parë historinë e saj me të atin.
Ajo tregon se ai ishte shumë i dhunshëm dhe nëna e saj artistja e nderuar Rita Lati ishte detyruar të rrinte me të për shkak të mentalitetit të kohës.
“Unë kam pasur një baba të dhunshëm, im atë ka ndërruar jetë nga tumori në kokë. Me kalimin e viteve ai u bë agresiv dhe me recetë të doktorit ai kishte shenja skizofrenie.
Rita ime (mamaja e Rozës, Rita Lati) u detyrua të rri me të për shkak të kohës të viteve ’90, se kur i thoshte mamasë së vet që nuk mundem më. Ndërsa ajo i thoshte jo si do ta lësh çfarë do të thonë bota ti je artiste….
Por gruaja e fortë është grua e fortë kur e pa që unë merrja lodrat dhe fshihesha sa i dëgjoja zilen e biçikletës.
Ajo la çdo gjë duke mos pyetur për njeri dhe iku me një çantë dore, dhe sot ja ku jemi”, tha Lati. /gazetatema.net
ObserverKult
Lexo edhe:
ME LOT NË SY, AKTORJA E “PORTOKALLISË” TREGON PENGUN MË TË MADH TË JETËS
Një nga më të pëlqyerat e “Portokallisë”, aktorja Albana Perhati nuk flet shpesh për veten e saj në intervista.
Por çdo të diel shprehet në skenën e spektaklit të humorit përmes talentit të saj.
Një mori karakteresh në plot 18 vjet janë kthyer në personazhe të së përditshmes sonë, prej vitesh tashmë.
Por këtë herë, nga studio e “Ftesë në 5” aktorja ndau me publikun edhe disa detaje nga jeta personale. Detaje këto të parrëfyera ndonjëherë.
Mes të tjerave, aktorja tregoi edhe pengun më të madh që ka në këto 18 vjet që është pjesë e “Portokallisë”.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult