Nga: Albert Vataj
“Vdekja e zogut” është një tablo e një prej përfaqësuesve të epokës viktoriane, piktorit, George Elgar Hicks (13 mars 1824-1914).
Me gjithë përpjekjet gjithnjë e më insistuese, për të zënë një vend në interesimin e publikut londinez, fillimet e tij nuk rrokin ndonjë interesim dhe konsideratë nga kritika. Tematika e trajtesës, e shtyn atë në sprova të ndryshme ku spikatin portretet dhe tablotë me tematikë historike.
Pa u ndalur tek zbatimi ose jo me rigorozitet i elementeve shprehëse estetike nga ana e piktorit, “Vdekja e zogut” është një pikturë shumë prekëse. Admiruesit para tablosë nuk kanë mjaftueshëm kohë të ndalen e të zbërthejnë dilemat e teknikës realizues. Ata thjeshtë bëhen pjesë e ndjesisë që përçon momenti i fiksuar.
Një çast i “fotografuar” në tablo, për të mbetur gjithnjë i tillë si komunikim i ndjenjave delikate. Si afri e gjërave të zakonshme që ndodhin kaq beftas dhe tragjikisht, do të zhdukeshin në honet e errëta të harresës, nëse një shpirt i pasur dhe një penel delikat nuk cytet ta jetësojë në përjetësi këtë shkreptimë momenti.
Një vajzë e vogël që mbanë në duar zogun e saj të ngordhur. Në çdo elemet promovues të kësaj tabloje spikat gjendje pikëllimi. Këtu mund ta dallosh fare lehtë. Në vështrimin e përhumbur të vajzës, e cila në këtë kllapitje, rreket të gjej një pikvështrim ku të vërshojë dhimbjen dhe zemërimin e saj.
Një zog i ngordhur, ndoshta për shumëkënd është një shpend pa jetë dhe vetëm kaq. Por për vajzën kjo është një humbje e madhe. Sepse cicërima e atij zogu ishin nga të paktat gjëra që asaj i kanë dhuruar çaste gëzim në jetën e saj plot privacione. Piktori e ka përcjell këtë moment me një vërtetësi prekëse dhe forcë shprehëse.
ObserverKult
Lexo edhe: