Këngëtarja e njohur, Valbona Mema, ka folur për vdekjen e motrës së saj, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë. Artistja rrëfeu se ishin të pandashme dhe e kishte si nënë të ndjerën. E vetmja periudhë që ka ndejtur pa folur ishte momenti kur u fut në Big Brother Vip Albania 2.
Mema ka treguar se në momentin kur mësoi se gjendja e së motrës ishte përkeqësuar mori vendim menjëherë për t’i dhënë fund rrugëtimit në BBV.
Këngëtarja tha se ende nuk e kupton se si sëmundja e së motrës përparoi aq shpejt, duke i marrë edhe jetën.
“Mendoj që po forcohem. Unë mendoj që jeta më ka vënë në shumë prova dhe kam arritur të mbijetoj dhe t’i bëj ballë. Duket si ëndërr sepse je mësuar gjithmonë që të komunikosh dhe të bisedosh, sidomos ato bisedat e mëngjesit kur bëhen me motrat, më mungojnë shumë. Ishte i pandashëm ai komunikimi përveç atij muaji që ndodhesha në BBV.
Motra e madhe për mua ka qenë si nënë sepse i ka rënë edhe pesha që të na rriste. Përgjegjësia ishte akoma dhe më e madhe e imja për t’u kujdesur. Nuk është se ishte shumë e pritshme kaq e shpejtë, nuk e kuptoj si agravoi sëmundja aq shpejt dhe përshpejtoi edhe ikjen e saj.
Ajo donte gjithmonë që unë t’i ndiqja ëndrrat e mija. Në momentin që m’u komunikua që gjendja e saj po vështirësohej, unë mora automatikisht një vendim të menjëhershëm dhe duhej se s’bën të isha afër saj. Unë e kisha nënë, baba, shok, e kisha gjithçka”, tha Valbona Mema në “Pardon my french”./living.al
ObserverKult
Lexo edhe:
VALBONA E TROPOJËS, BUKURIA E ALPEVE QË I BËRI BALLË ÇDO STUHIE (VIDEO)
Një sërë masakrash ndodhën më pas. Fshati kaq i njohur që i ka rrënjët në fshatin shqiptar të Vuthajve në Malin e Zi, nuk ia dorëzoi kurrë pushkët që kërkuan serbët, për të shmangur luftën. Burrat e asaj kohe, i lanë të gjitha veç bashkë me jetët. Fshati u dogj! Jo një herë por tre herë.
Ilnisa Agolli në udhën e radhës ka në fokus perlën e Veriut dhe ngjalljen e së shkuarës duke na rrëfyer gjithçka. Jemi mësuar të gjithë të bëjmë vetëm turizëm në këtë vend magjik dhe fare të njihemi me historinë e fshatit. Një fshat që njohim pak dhe banorët thuajse aspak.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult