“Paris-presse” në vitin 1958 i ka kushtuar një shkrim Nënë Terezës.
Kështu të martën e 18 marsit 1958, në faqen n°4, risjell shkrimin gazeta britanike “News Chronicle”.
Shkrimi i dedikohet misionit të Nënë Terezës në Indi.
Aurenc Bebja, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Kalkuta, katër milion e pesëqind mijë banorë, qyteti më i mbipopulluar i Indisë së mbipopulluar, ku gjysma e popullsisë fle në rrugë, ka “Dr Schweitzer-in” e saj. Është Nënë Tereza, një murgeshë me origjinë shqiptare, drejtuese e misionit të “Motrave të Bamirësisë”.
Me 75 motrat (murgeshat) e saj me origjinë indiane, ajo drejton shtatë klinika, njëzet e shtatë shkolla, një qendër mësimore. Ajo trajton pesëdhjetë mijë të sëmurë çdo vit, mëson (shkollon) shtatë mijë fëmijë të sëmurë.
E veshur me një sari të bardhë, ajo përshkon rrugicat e frikshme të qytetit të vjetër me një furgon ngjyrë të kaltër, në të është shkruajtur: “Prekni lebrozët me dhembshuri”.
Ndihmësit e saj vazhdojnë të ngarkojnë nevojtarë për t’i transportuar nëpër spitale.
Për më të vuajturit e këtyre të varfërve, ajo themeloi një institucion të cilin e quajti “Shtëpia e vendasve në prag të vdekjes”.
“Një vdekje e butë është bekimi i vetëm që mund t’u sjell atyre”, tha ajo.
Një ditë, një dem i tërbuar u fut në turmën e mbushur me njerëz në rrugicat e errëta, duke përmbysur dhe shkelur gjithçka.
Nënë Tereza e qetësoi me një lëvizje të dorës. që atëherë, është përfolur se ajo di të arrijë (bëjë) mrekulli.
ObserverKult
—————————-
Lexo edhe: