Premiera e shfaqjes “The Best European Show”, më 25 prill në Prishtinë

Mbyllet teatri
Foto ilustrim

“The Best European Show” – bashkëprodhim i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Teatro Due – Parma, Teatri Kombëtar Slloven – Nova Gorica, Teatr Opole dhe Teatru Malta pas turneut në Poloni, Itali, Maltë e Slloveni po vjen edhe në Prishtinë më 25 dhe 26 prill.

“The Best European Show” me regji të Haris Pašovic, bashkëprodhuar nga pesë teatro evropiane, ndër ata Teatru Malta (MT), JK Opole Theatre (PL), Teatri Kombëtar Slloven Nova Gorica (SI), Teatro Due (IT) dhe Teatri Kombëtar i Kosovës (KS), është një komedi satirike për një juri eklektike evropiane që duhet të përcaktojë fituesit e festivalit të fundit teatror duke i hapur përfundimisht rrugën digjitalizimit të teatrit.

Kjo juri përbëhet nga një kritik teatri, një zyrtar shtetëror, një divë, një drejtor teatri, një menaxher teatri dhe një shkrimtar, të cilët formulojnë mendimet e tyre ndërsa kritikojnë çdo performancë gjatë një procesi rraskapitës të vlerësimit.

Teksti: Marko Bratush & Haris Pashoviq

Regjisor: Haris Pashoviq

Luajnë: Armend Smajli, May-Linda Kosumovic, Davide Gagliardini, Ana Facchini, Gianni Selvaggi, Philip Leone Ganado, Felix Römer, Weronika Kozakowska, Blazej Stencel, Jammeh Diangana, Paola de Crescenzo dhe Lumnije Sopi.

Kompozitor: Trimor Dhomi

Dramaturg: Sean Buhagiar

Koreograf: Robert Nuha

Disejner i dritave: Claudio Coloretti

Skenograf dhe kostumograf: Krystian Szymczak. / gazetaexpress

ObserverKult


Lexo edhe:

TEATRI ËSHTË SHPIRT E FRYMË PERËNDIE! ËSHTË JETË, ËSHTË MËNYRË E TË JETUARIT!

Shkruan: Blerim Valla

Për nder të Ditës Botërore të Teatrit

Teatri të mëson të luftosh dhe të mos dorëzohesh.
Të mëson të ringritesh pas humbjeve.
Të mëson t’ia nisësh nga e para dhe të mos kesh frikë nga jeta.

(Maurizio Gianandrea, dramaturg italian )

Në Ditën Botërore të Teatrit, janë shumë arsye pse duhet ta duam teatrin!

1.Teatri është dhe do të jetë gjithmonë “in” , sidomos tani kur çdo gjë është Retro!

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult