Premiera tradicionale e “La Scala’ pa publik për shkak të pandemisë

Premiera tradicionale në “La Scala” për nisjen e sezonit të operës në Milano nuk do të jetë me publik. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht, pas rasteve në rritje të të prekurve me Covid-19.

Drejtuesi Dominique Meyer ka detyrën më të vështirë: “të thellojë propozimin e tij për një zgjidhje alternative me cilësi të lartë për mbrëmjen gala” me synimin “për të arritur audiencën më të gjerë të mundshme”.

Hipoteza më e mundshme është ajo e një lloj koncerti apo gala me artistë me prestigj të madh që mund të transmetohet falë Rai (teatri ka një marrëveshje për transmetimin e drejtpërdrejtë të premierës) në të gjithë botën.

Bordi i drejtorëve “pranoi që në kornizën aktuale epidemiologjike nuk ekzistojnë kushtet për të realizuar një prodhim të hapur për publikun dhe me karakteristikat e kërkuara për një përurim të sezonit, ndaj shfaqjet e “Lucia di Lammermoor” të planifikuara për në 7 dhjetor dhe për ditët në vijim shtyhen”, thuhet në njoftimin për mediat.

“Ne nuk mund të bëjmë prova me orkestrën dhe korin dhe pa to nuk mund të realizojmë Lucian” shpjegoi sopranoja Lisette Oropesa. Më 7 Dhjetor “unë shpresoj se do të ketë një koncert apo një gala – shtoi ajo, por sigurisht nëse diçka mund të bëhet do të jetë shumë e bukur dhe simbolike për Italinë dhe për Evropën. Shpresoj shumë që të mos qëndrojmë të gjithë të heshtur”.

Në Operën e Milanos janë mbi 20 koristë dhe këngëtarë orkestralë poztivë, ndërsa 20 të tjerë po presin rezultatet e testit./oranews