Premierat e vitit 2022, pas dy vitesh pritjeje rikthehet në kinema “Top Gun” e “Batman”

Batman

Sony dhe Marvel kanë një listë të gjatë filmash që pritet të shfaqen premierë gjatë 2022-shit. Jared Leto është protagonist kryesor në filmin “Morbius”, në rolin e një biokimisti që aksidentalisht shndërrohet në një vampir të gjallë, duke sfiduar kështu vdekjen. “Morbius” çel siparin e premierave më 28 janar.

Me “Spider Man” që po thyen rekordet në kinematë e mbarë botës këtë fund-dhjetori, Tom Holland kthehet në ekranin e madh me “Uncharted”. Holland luan rolin e “Nathan Drake” në një përshtatje në personazhin e video-lojës popullore. “Uncharted”, që vjen në kinema më 18 shkurt.

Robert Pattinson lufton për qytetin Gotham në prodhimin më të fundit të “Batman”. Pattinson vesh pelerinën dhe kapelën e kalorësit të ri të errët. “Batman” vjen premierë në kinema nga 14 marsi.

Rikthehet aventura më e fundit e animuar e Disney dhe Pixar. Me 13-vjecaren që nuk është e fortë sa duhet, në këtë film, personazhi kryesor Mei Lee shndërrohet në një gjigand, Panda e Kuqe. Filmi vjen premierë më 11 mars.

Benedict Cumberbatch kthehet me rolin e tij në filmin ”Doctor Strange in the multiverse of madness”. Pas ngjarjeve në “Spiderman, no way home”, doktori futet edhe më shumë në botën e multi-universit. Doktori rikthehet në ekranin e madh më 6 maj.

Pas më shumë se një viti pritje, “Top Gun: Maverick” vjen në ekran në 2022. Tom Cruise rikthehet në rolin e Pete Mitchell, me premierën e 27 majit.

Një tjetër pilot kurajoz i drejtohet pafundësisë dhe përtej, në filmin “Lightyear”. Chris Evans është zëri i “Buzz Lightyear” në historinë origjinale të “Toy Story”. Perdja e premierës ngrihet më 17 qershor./a2news.com

ObserverKult

_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

Lexo edhe:

THËNIE NGA FILMA TË NJOHUR: TI MERITON MË TEPËR SE SA TË TA THYEJNË SHPIRTIN…

ObserverKult ua sjell disa nga thëniet më të veçanta të përzgjedhura nga filma të ndryshëm. Nëse nuk i keni parë ende, mund t’i shihni gjatë kohës suaj të lirë.

“Nuk është e rëndësishme të kesh gjithçka. E rëndësishme është të zgjedhësh një person dhe të dy t’ia dilni mbanë”. – “The Object of my Affection”

“Njerëzit thonë se koha ndryshon gjithçka, por nuk është e vërtetë. Të bësh diçka, mund të ndryshojë diçka tjetër. Të mos bësh asgjë, gjërat do të mbeten ashtu siç kanë qenë”. – “Dr. House”.

“Ne pranojmë dashurinë që mendojmë se meritojmë”. – “The Perks of being a Wallflower”.

“Gabimi im më i madh ishte të mendoja se ti mund të më ndryshoje. Vetëm unë mund ta ndryshoj veten time”. – “Stuck in Love”.

“Nuk mund t’i lejosh njerëzit që do, të…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult