Thënie nga filma të njohur: Në disa ditë, dhimbja ndjehet më e fortë se në ditën që u lëndove…

Ti

ObserverKult ua sjell disa nga thëniet më të veçanta të përzgjedhura nga filma të ndryshëm. Nëse nuk i keni parë ende, mund t’i shihni gjatë kohës suaj të lirë.

“Nuk është e rëndësishme të kesh gjithçka. E rëndësishme është të zgjedhësh një person dhe të dy t’ia dilni mbanë”. – “The Object of my Affection”

“Njerëzit thonë se koha ndryshon gjithçka, por nuk është e vërtetë. Të bësh diçka, mund të ndryshojë diçka tjetër. Të mos bësh asgjë, gjërat do të mbeten ashtu siç kanë qenë”. – “Dr. House”.

“Ne pranojmë dashurinë që mendojmë se meritojmë”. – “The Perks of being a Wallflower”.

“Gabimi im më i madh ishte të mendoja se ti mund të më ndryshoje. Vetëm unë mund ta ndryshoj veten time”. – “Stuck in Love”.

“Nuk mund t’i lejosh njerëzit që do, të përcaktojnë mënyrën se si dashuron”. – “Before We Go”.

“Arsyeja se pse të fal është se nuk je perfekt, njësoj siç nuk jam as unë. Gjithë njerëzit janë joperfektë”. – “Mary and Max”.

“Ti meriton më tepër se sa të ta thyejnë shpirtin”. – “You”.

“Nëse kujdesesh për gjërat, ato zgjasin përgjithmonë”. – “The Notebook”.

“Në disa ditë, dhimbja ndjehet më e fortë se në ditën që u lëndove”. – “The Flash”.

“Njerëzit naivë nuk janë budallenj. Ata mendojnë se çdokush ka një zemër të mirë”. – “Riverdale”.

ObserverKult

——————————————–

Lexo edhe:

KURRË NUK ËSHTË TEPËR VONË PËR TË QENË AJO QË JU MUND TË ISHIT…

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Kurrë nuk është tepër vonë për të qenë ajo që ju mund të ishit. / George Eliot

Ai që beson tek vetja, nuk ka pse bind të tjerët. Atë që është i kënaqur me veten, nuk ka nevojë për miratimin e të tjerëve. Atë që e pranon veten e tij ashtu si është, e gjithë bota do ta pranojë. / Lao-Tzu

Nuk ka rëndësi si ju thërrasin, rëndësi ka cilës thirrje ju i përgjigjeni. / V. C Fields

Askush nuk ju bën dot të ndiheni inferiorë, pa miratimin tuaj./ Eleanor Roosevelt

Shumë njerëz e mbiçmojnë atë që nuk janë dhe e nënvlerësojnë atë që janë./ Malcolm S. Forbes

Asnjëherë mos u trembni që të heshtni. Kurrë mos lejoni që të bëheni një viktimë. Mos pranoni përkufizimin e askujt për jetën tuaj, por përkufizojeni vetë veten tuaj./ Harvey Fierstein

Unë nuk miratoj tërësisht disa nga gjërat që kam bërë, apo që jam, apo që kam qenë. Por unë jam unë. Zoti e di, unë jam unë./ Elizabeth Taylor

Ajo që ne perceptojnë për veten është në masë të madhe, një…

Leximin e plotë mund ta bëni këtu.

ObserverKult