Presidenti i Ukrainës flet edhe në Festivalin e Kanës: Ne do të fitojmë…

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, iu drejtua të pranishmëve në ceremoninë e hapjes për Festivalin e Filmit në Kanë 2022.

Në festivalin francez të filmit Zelenskyy  u shfaq përmes transmetimit të drejtpërdrejtë në një ekran të madh për një fjalim për rëndësinë e kinemasë dhe luftën kundër diktaturës. (Para marrjes së detyrës në maj 2019, Zelenskyy ishte i njohur për skeçet komedi, dhe rolet e tij në filma.)

“Ne vazhdojmë të luftojmë. Ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të vazhdojmë të luftojmë për lirinë tonë,” deklaroi ai, i përkthyer në anglisht, sipas Variety .

”Jam i sigurt se diktatori do të humbasë. Ne do të fitojmë në këtë luftë. Lavdi Ukrainës.”

Sipas Associated Press, Zelenskyy shtoi, “Ne kemi nevojë për një Chaplin të ri i cili do të tregojë se kinemaja e kohës sonë nuk është e heshtur. Sot, kinemaja nuk hesht. Mos harroni këto fjalë. Fuqia që ata kanë marrë nga njerëzit do t’i kthehen popullit.”, transmeton ‘lapsi.al’

Përpara festivalit vjetor, organizatorët e Kanës lëshuan një deklaratë duke bojkotuar pjesëmarrjen e delegacioneve ruse në këtë ngjarje. Ata thanë, sipas The Hollywood Reporter, “Ndërsa bota është goditur nga një krizë e rëndë në të cilën një pjesë e Evropës gjendet në gjendje lufte, Festivali i Kanës dëshiron të ofrojë të gjithë mbështetjen e tij për popullin e Ukrainës. Dhe të gjithë ata që janë në territorin e saj”.

“Sado modeste të jetë, ne i bashkojmë zërat tanë me ata që kundërshtojnë këtë situatë të papranueshme. Dhe denoncojnë qëndrimin e Rusisë dhe liderëve të saj”, vazhduan ata.

“Mendimet tona shkojnë në veçanti për artistët ukrainas dhe profesionistët e industrisë së filmit. Si dhe familjet e tyre, jeta e të cilëve tani është në rrezik. Ka nga ata që nuk i kemi takuar kurrë. Dhe nga ata që i kemi njohur dhe i mirëpresim. Kanë, i cili erdhi me vepra që flasin shumë për historinë dhe të tashmen e Ukrainës”.

Deklarata shtoi, “… Është vendosur që ne nuk do të mirëpresim delegacionet zyrtare ruse dhe as nuk do të pranojmë praninë e askujt të lidhur me qeverinë ruse.”

“Megjithatë, ne dëshirojmë të përshëndesim guximin e të gjithë atyre në Rusi që kanë marrë rreziqe. Për të protestuar kundër sulmit dhe pushtimit të Ukrainës”, vazhdoi deklarata e Kanës.

Midis tyre ka artistë dhe profesionistë të filmit që nuk kanë reshtur kurrë së luftuari kundër regjimit bashkëkohor. Të cilët nuk mund të lidhen me këto veprime të padurueshme, dhe ata që bombardojnë Ukrainën.

“Festivali i Kanës do t’u shërbejë gjithmonë artistëve dhe profesionistëve të industrisë që ngrenë zërin për të denoncuar dhunën dhe padrejtësitë, me qëllimin kryesor për të mbrojtur paqen dhe lirinë.”, përfundon deklarata.

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës vazhdon pasi forcat e tyre filluan një pushtim në shkallë të gjerë më 24 shkurt – konflikti i parë i madh tokësor në Evropë në dekada.

Detajet e luftës ndryshojnë nga dita në ditë, por qindra civilë janë raportuar tashmë të vdekur ose të plagosur, duke përfshirë fëmijë. Miliona ukrainas kanë ikur gjithashtu, thonë Kombet e Bashkuara.


Lexo edhe:

TRIUMFI I UKRAINËS NË FESTIVALIN EUROPIAN, ZELENSKY: DO TA ORGANIZOJMË NË MARIUPOL