PriFest nga sot në Tiranë, këta filma do të shfaqen

Edicioni i dytë i PriFest në Tiranë mbahet nga 24-26 në Tulla Culture Tirana.

Orari i filmave:

E premte, 24 nëntor, ora 19:00

BLAGA’S LESSONS – nga Stephan Komandarev, Bullgari, Gjermani / (90 min)

Një mësimdhënëse e cila bëhet viktimë e një mashtrimi me telefon nga i cili i humb të gjitha kursimet e jetës më pas e kupton që nuk ka mënyrë për t’i marr përsëri paratë.

E shtunë, 25 nëntor, ora 19:00

SI NË VAJ – nga Aulona Selmani, Zvicer (25 min)

Filmi tregon historinë e Nadies, luajtur nga aktorja e mirënjohur Ilire Vinca. Dikur një vejushë e re, Nadia vëzhgohet e kontrollohet vazhdimisht nga kunatat e saj rebele. Por pastaj shfaqet një autoportret nga e kaluara e saj qe e vënë në pikëpyetje mënyrën e saj të jetesës.

PAVED PARADISE (PARAJSÈ E SHTRUAR) nga Karsten de Vreugd, Holandë (91 min)

Hidde Boersma – gazetar që mbulon temat shkencore, së bashku me mikun e ti më të mirë dhe regjisorin Karsten de Vreugd nisin rrugëtimin për të vërtetuar që bujqësia organike është duke përkeqësuar krizat e biodiversitetit. Nëse ky rrugëtim rezulton i vërtetë, cilat janë pasojat e tij?

PriFest në Tiranë organizohet bashkarisht nga Tulla Center Tirane dhe PriFest Prishtinë.

ObserverKult


Lexo edhe:

NISI FESTIVALI NDËRKOMBËTAR I FILMIT “PRIFEST”, JA ÇKA NA PRET GJATË SHTATË DITËVE SA ZGJAT