Kur fëmija rrëzohet, prindër mos nxitoni ta ngrini, por inkurajojeni, që ai të ngrihet vetë. Ashtu siç u rrëzua, ashtu, duhet të ngrihet po vetë. Kjo eksperiencë, do të marrë vlera pozitive, ose negative falë reagimit të të rriturit.
Nga Lira Gjika
Nëse i rrituri qëndron i qetë, e ngushëllon fëmijën me zë të ëmbël dhe e nxit të ngrihet, do të ulë shkallën e ankthit që e ka pushtuar fëmijën dhe do e ndihmojë ta memorizojë për t’u bërë më i vëmendshëm dhe më i kujdesshëm.
Ndihmojeni, ta jetojë këtë eksperiencë pozitivisht dhe jo ta trembni me ndërhyrjen tuaj gjithë frikë e alarm. Është detyra e të rriturit të ndihmojë dhe nxisë fëmijën, të mësojë të ngrihet vetë.
Këto eksperienca, janë hapat e parë të edukimit ose jo, fuqizimit të aftësisë për të parandaluar dhe parashikuar një veprim dëmtues deri te një vendim jo të drejtë në të ardhmen./living.al
ObserverKult
Lexo edhe:
SHEMBULLI I GABUAR I PRINDËRVE SHQIPTARË: PEDIATRJA LIRA GJIKA RRËFEN…
Pediatrja Lira Gjika ka rrëfyer një histori që i ka tërhequr vëmendjen:
“Një ngjarje e jetuar.
Nëna e veshur me shumë shije dhe veshjet të blera në “boutique”, po ashtu edhe babai. Fëmijën që e kishin vënë në mes, nuk ishte më shumë se 6 vjeç. Ajo e kishte kapur te kyçi i dorës. Gati e tërhiqte me inat si një peshë, që e pengonte, por s’kish ç’të bënte, duhet ta mbante. Babai, gati i huaj edhe me veten.
Fëmija nuk dinte çfarë të bënte. Ecte sa më shpejt, që mundej, për të mos u penguar apo bezdisur mamanë, që fliste gati duke bërtitur “se unë kam jetën time”.
I ati ashtu i huaj siç ishte, i përgjigjej nënës së fëmijës “ohu një fjalë di ti” Këta dy njerëz kishin bërë shkolla. Kishin gjetur punëra të mira, kishin mësuar anglisht. Por ata nuk kishin mësuar, se gjërat e rëndësishme nuk zgjidhen në rrugë...” vazhdon rrëfimin pediatrja.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU: