Prindër, kur fëmija rrëzohet mos e ngritni!

kur fëmija - lira gjika

Kur fëmija rrëzohet, prindër mos nxitoni ta ngrini, por inkurajojeni, që ai të ngrihet vetë. Ashtu siç u rrëzua, ashtu, duhet të ngrihet po vetë. Kjo eksperiencë, do të marrë vlera pozitive, ose negative falë reagimit të të rriturit.

Nga Lira Gjika

Nëse i rrituri qëndron i qetë, e ngushëllon fëmijën me zë të ëmbël dhe e nxit të ngrihet, do të ulë shkallën e ankthit që e ka pushtuar fëmijën dhe do e ndihmojë ta memorizojë për tu bërë më i vëmëndshëm dhe më i kujdesshëm.

Ndihmojeni, ta jetojë këtë eksperiencë pozitivisht dhe jo ta trëmbni me nderhyrjen tuaj gjithë frikë e alarm. Është detyra e të rriturit të ndihmojë dhe nxisë fëmijën, të mësojë të ngrihet vetë.

Këto eksperienca, janë hapat e para të edukimit ose jo, fuqizimit të aftësisë për të parandaluar dhe parashikuar një veprim demtues deri te një vendim jo të drejtë në të ardhmen./living.al

ObserverKult

Lexo edhe:

MARIO VARGAS LLOSA: EPOKA JONË KA KRIJUAR SPECIALISTË-INJORANTË…

Shkrimtar, gazetar dhe politikan peruan, Mario Vargas Llosa ka lindur në vitin 1936. Në vitin 2010 fitoi çmimin Nobel në Letërsi, ndërsa më herët ka fituar edhe çmimin Miguel Servantes, çmimi më i rëndësishëm letrar për letërsinë hispanike.

Ky tekst është transkriptimi i një lectio magistralis i mbajtur në Universitetin e Sacro Cuore, në Milano.

Pse lexojmë? Shpikja dhe rrëfimi i historive është një prej traditave më të lashta të njerëzimit. E kanë përdorur të gjitha kulturat, pa dallime.

Nuk e dimë saktësisht se kur ka lindur kjo gjë, por jemi të sigurt se origjina e saj ngatërrohet me ekzistencën e qenieve njerëzore dhe qartësisht me shpikjen e fjalës, që i lejoi të komunikojnë njëri me tjetrin. Lindi nga kushti njerëzor, do të thotë nga ai kusht i çuditshëm sipas së cilit jetojmë vetëm një herë në jetë, por jemi në gjendje të imagjinojmë apo të shpikim mijëra jetë të tjera.

Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU