“Prishtinë 2002”, pjesë e “Reykjavik International Film Festival” në Islandë

Edhe një sukses është shënuar së fundmi në Kinematografinë e Kosovës. Bëhet fjalë për filmin “Prishtinë 2002”, film ky me regji nga Trendelinë Halili dhe producent Ermal Gërdovci, i cili është selektuar të jetë pjesë e festivalit më të madh të filmit në Islandë, “Reykjavik International Film Festival”.

Kështu ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi në Facebook, Qendra Kinematografike e Kosovës.

Duhet theksuar se festivali më i madh i filmit në Islandë, “Reykjavik International Film Festival” çdo vit mirëpret artistë të mëdhenj të botës së kinemasë.

Në këtë film, është rrëfimi i një adoleshenteje e quajtur Leti, e cila bën ndryshime të mëdha tek karakteri i saj vetëm që t’i përshtatet shoqes së saj Donës, e cila është shumë imponuese.

Filmi “Prishtinë 2002” pati premierën botërore në “Clermont-Ferrand International Film Festival” në Francë. Më pas rrugëtimi i filmit vazhdoi edhe në shumë festivale tjera.

Ndërkaq filmi “Prishtinë 2002” do të shfaqet në ekranet e Islandës në kuadër të edicionit të 20-të të festivalit, i cili do të mbahet përgjatë datave 28 shtator deri më 8 tetor 2023.

Ndryshe realizimi i filmit është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës, dhe prodhuar nga shtëpia e filmit Kandërr./ObserverKult  


Lexo edhe:

NISI FESTIVALI NDËRKOMBËTAR I FILMIT “PRIFEST”, JA ÇKA NA PRET GJATË SHTATË DITËVE SA ZGJAT

Filmdashës të shumtë janë pritur me tapet të kuq para kinemasë “Armata” në Prishtinë, ku gjatë shtatë ditëve do të shfaqen 21 filma, të cilët do të kenë premierën e tyre kosovare

Edicioni i 15-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “PriFest” është hapur mbrëmë me premierën e filmit kosovar “Toka brenda nesh” me regji nga Fisnik Maxville.

Drejtori i festivalit “PriFest”, Fatos Berisha, tha se tradicionalisht kategoria kryesore është “Filmi ballkanik”, ku këtë vit konkurrojnë pesë filma.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


shkodra

SKËNDER TEMALI: SHKODRËS SIME

Poezi nga Skënder Temali

Kam dalë buzë liqenit pa zbardhë
Tek agu nga malet po zbret,
Varg më shndërrohet çdo pulbardhë
Dhe në shpirt e ndjej vehten poet.

Liqeni i Shkodrës është djepi im,
Jastek kam Taraboshin, Ruminë,
Për ninull jaret, kto arie n’shkëlqim
Dhe nanëloken, Rozafen, mëmsinë!

A ka kund në botë më t’pasur se unë,
N’liqe, në lumenj e në detë,
Me flamur t’shpalosur në luftëra-furtunë,
Me fusha e male me kokën tek retë!?

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult