Pritja mer fund, publikohet sezoni i pestë i “La Casa de Papel”

Ashtu siç ishte paralajmëruar, është publikuar ditën e djeshme sezoni i pestë i serialit më popullor të momentit “La Casa de Papel” ose i njohur ndryshe si “Money Heist”.

Sezoni i fundit përbëhet nga dy vëllime, i pari – me pesë episode – u publikua të premten. Por adhuruesit e serialit duhet të presin deri në dhjetorin e këtij viti për të parë episodet e vëllimit të dytë, transmeton ‘lapsi.al’.

“Banda është mbyllur në Bankën e Spanjës për mbi 100 orë. Ata kanë arritur të shpëtojnë Lisbonën, por momenti më i errët është mbi ta pasi kanë humbur njërin prej tyre. Profesori është kapur nga Sierra dhe, për herë të parë, nuk ka një plan arratisjeje.”, shkroi “Netflix”.

LEXO EDHE: Publikohen 15 minutat e episodit të parë të “La Casa de Papel 5” (Video)